E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrja,në 18-vjet 9800 të vrarë

Sipas të dhënave të publikuara në Strategjinë Kombëtare kundër Gjakmarrjes raportohet se, në këto 18 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi kanë gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Konfliktet e shkaktuara nga ligji 7501 mbi tokën,kanë lënë djerrë mbi 70% të sipërfaqjes s ëpunueshme në shkallë vendi dhe ka detyruar mijëra familje të emigrojnë. Ne disa zona ligji ka shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Vetëm në zonën e Zadrimës, numërohen rreth 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që nuk komunikojnë me njëra-tjetrën për shkak të mosmarrveshjeve për tokën. 120 mijë dosje me konflikte për titujt e pronësisë mbi tokën ndodhen në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë. Për shkak të korrupsionit në këto gjykata janë marrë vendime të kontestueshme që kanë thelluar më tej konfliktin mes palëve dhe që duke i çuar deri ne gjakderdhje. Konfliktet kanë rritur shkallën e varfërisë, duke bërë që fëmijët të detyrohen të punojnë për të siguruar mbijetesën e familjes. 11 mijë fëmijë nuk kanë mundur të frekuentojnë dot shkollën për shkak të kësaj gjendje. Konfliktet për trafikun e drogës deh femrave kanë përfshirë 4600 familje që e ruajnë të fshehtë hasmërinë dhe presin vetëm çastin e përshtatshëm për shpagim. Nga viti 1991 deri sot kanë hyrë në ngujim mbi 6 mijë familje, duke izoluar edhe gratë dhe fëmijët jashtë çdo rregulli kanunor. Vetëm në vitin 1997 pari rreth 2mijë të vrarë . mbi 5 mijë të plagosur dhe 3500 familje të ngujuara nga frika e hasmit dhe bandave kriminale. Lirimi i fajtorëve, lehtësimi ose falja e dënimit të tyre ka sjellë reagimin e palës së viktimës, duke shkaktuar ekzekutimin për gjakmarrje të personit të liruar ose pjestarëve të familjes së tij. 303 individë janë ekzekutuar pasi janë liruar nga amnistia e vitit 1997 e më vonë. Në Tiranë ndodhen rreth 110 familje të ngujuara dhe 70 të fshehura, prej të cilave edhe përfaqësues të policisë së shtetit, bashkë me fëmijët që prej vitesh nuk frekuentojnë shkollë. Zbritja e familjeve nga zonat rurale në qytete nuk e ka zbehur fenomenin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›