E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Tiranë, shoqërohen në polici disa të dyshuar

TIRANE- Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar mbi vrasjen e 38 vejcarit Arben Visha të ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Babai i tre fëmijëve, i cili kishte ardhur pak kohë më parë nga Greqia, u ekzekutua me armë automatik rreth orës 21.00 të së mërkurës teksa shkonte për në banesë në zonën e Shish-Tufinës, pranë vendit të quajtur Kafe e Rremës, në Verilindje të kryeqytetit.

Sipas policisë 38 vjecari jetonte në Greqi, për shkak të një hasmërie të mbartur në vitin 1997. Mësohet se dje ishte në ditët e fundit e qëndrimit të tij në Shqipëri pasi pritej të kthehej sërish në Greqi.

Mbrëmë viktima Arben Visha, kishet dalë nga një kafe ku kishte qenë me disa shokë dhe teksa kthehej në këmbë në distancën rreth 100 metra nga lokali për në banesë, është qëlluar për vdekje fare pranë portës së shtëpisë. Ai është qëlluar nga të paktën dy plumba, ndërsa ka ndërruar jetë në një makinë të rastit, rrugës për të shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka sekuetruar 8 gëzhoja që dyshohet se i përkasin ndonjë automatic tip “sharrs”, me të cilin është qëlluar ndaj Vishës. Policia po punon për të zbardhur motivin e vrasjes si dhe ekzekutorin. Nga të dhënat e policisë Arben Visha, rezulton i arrestuar në 26 nëntor të vitit 1997, si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Njazi Pëllumbit, në fshatin Vilcë të Tiranës. Autorësinë e ngjarjes e ka marrë Mine Pëllumbi, e shoqja e viktimës, me të cilën Visha kishte patur një lidhje sipas versionit të policisë në atë kohë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›