Fier, shtyhet procesi ndaj komisionereve

Është shtyre për te 21-ën here, seanca gjyqësore ndaj komisionereve te Portezes ne Fier. Këtë radhe, shkak është bere mosparaqitja e prokurorit Çlirim Sinaj. Ne këtë seance ishte parashikuar te merreshin ne pyetje dëshmitaret e akuzës. Pese komisioneret akuzohen për "braktisje te detyrës" gjate zgjedhjeve te fundit te qershorit. Por ne fakt, ata justifikohen se gjithçka ka ardhur pas protestës se banoreve te fshatit qe bllokuan rrugën, ne shenje proteste ndaj mungesës se investimeve. Gjyqtari i çështjes ka caktuar 28 janarin për seancën e ardhshme.
Shpërndaje