E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakël golash në Londër, Çelsi eliminon Liverpulin

 

Nga ato sfida për të mos i besuar syve dhe që do të mbetet gjatë në memorien e dashamirësve të futbollit, jo vetëm për golat e shumtë 4-4. Një derbi midis Çelsit dhe Liverpulit, pa Xhon Terrin e skualifikuar dhe Stiven Xherrard të dëmtuar, rrezikonte të ishte diçka e vogël. Sidomos nëse në takimin e parë, blutë i lejuan vetes të dhunojnë “Anfilld Road” me një sukses bindës 1-3. Por ja që mbrëmë ka ndodhur krejt e kundërta. Të kuqtë kanë zbritur në “Stamford Brixh”, duke ëndërruar se mund të përsërisin përmbysjen e famshme ndaj Milanit në Stamboll. Rafa Benitez ka zëvendësuar kapitenin me Lukas Leivën, duke kaluar nga një 4-3-3, duke lënë jashtë Rierën. Ndërsa Gus Hidink ka lënë të pacenuar formacionin e takimit të parë, me përjashtim të aktivizimit të Karvajos për Terrin. Në përfundim të 90 minutave të mërzitshme, Bajerni i Mynihut nuk arrin të kalojë as në shtëpi një Barcelonë të pamotivuar në fushë, nisur edhe nga rezultati shkatërrues i ndeshjes së parë të “Camp Nou”-t në shifrat 4-0. Pas një pjese të parë shumë të lodhshme në aspektin e lojës që ofrojnë të dyja formacionet në fushë, është pjesa e dytë ajo që dhuron sado pak emocione për ata tifozë të shumtë që kishin mbushur shkallët e “Allianz Arena”-s. Minuta e dytë dhe Frenk Riberi kalon në avantazh bavarezët. Pasi merr një top në limitin e pozicionit jashtë loje, francezi fiton duelin me Viktor Valdeshin dhe entuziazmon tifozët e tij. Riberi është i vetmi nga trupa e Jurgen Klinsmanit që kërkon të bëjë diçka për t’i dhënë jetë ndeshjes, për të mbrojtur nderin e kampionëve të Gjermanisë. Ndërkohë, pas pësimit të golit, Barcelona e cila deri në atë moment e kishte përqendruar lojën e saj tek zotërimi i topit, zgjohet dhe në minutën e 73-të të takimit barazon shifrat me një silurë nga jashtë zone të Keitas.

Rezultatet

Dje
Bajern M. - Barcelona 1-1
47’ Riberi/ 73’ Keita    
Çelsi - Liverpul 4-4
19’ Aurelio, 28’ Alonso (11m), 81’ Lukas, 83’ Kuyt/ 51’ Drogba, 57’ Aleks, 76’, 89’ Lampard

Sot
Arsenal (20:45) Villarreal
Porto (20:45) Mançester U.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›