Spektakli Katalunjas. Fitojne 5-1 dhe sigurojne kualifikimin

Barcelona nuk ndalet duke dhuruar spektakël edhe në Ligën e Kampioneve. Fitorja 5-1 kundër Shaktar Doneck në ndeshjen e parë çerekfinale ka siguruar praktikisht kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Pep Gurdiola, i cili pas këtij suksesi sheh më larg. Tekniku spanjoll është shprehur entuziast duke nënvizuar se skuadra e tij nuk ka frikë nga rivali i ardhshëm në gjysmëfinale, ku me shumë mundësi do të jetë Reali i Madridit.
“Nuk e diskutuam në asnjë moment fitoren dhe mund të them se tani jemi shumë pranë objektivit tonë për të vazhduar rrugën në Champions. Nuk më intereson nëse do të ndeshemi me Realin në gjysmëfinale. Kemi treguar se mund të fitojmë ndaj cdo skuadre”, ka thënë Guardiola.
Supermacia e Barcelonës ka bërë që trajneri i Shaktar Doneck, Mircea Lucescu të dorëzohet.
"Ata janë një makinë kampionësh. E rëndësishme për mua dhe për skuadrën ishte që treguam dinjitet, duke luajtur hapur dhe duke dhënë maksimumin tonë për të fituar këtë ndeshje. Sigurisht, kualifikimi është thuajse i pamundur, por ne do të luajmë sërish për të treguar forcën tonë”, është shprehur Lucesku, i cili drejtopi skuadrën ukrainase drejt suksesit historik në kualifikimin për në çerekfinalet e Champions.
Nertan Prifti