Rama ne Bilisht Kriza nga aferat e qeveritareve

Kryetari i Socialistëve Edi Rama ishte në Bilisht, ku ka ecur përgjatë rrugës kryesore të këtij qyteti dhe ka bashkëbiseduar me banoret. Në takim me këta të fundit, kryesocialisti deklaroi se papunësia duhet të luftohet me vote në tetë maj. Kryesocialisti akuzoi maxhorancën qeverisëse për krizën ekonomike dhe papunësinë e lartë që sipas tij janë shkaktuar nga korrupsioni i lartë qeveritar.
“Me votë luftohet papunësia, luftohet varfëria, luftohet korrupsioni, kusaria që e shikoni që ua ka marrë frymën, pasi 5 persona kontrollojnë lekët e shtetit dhe nga ana tjetër të gjithë banorët e Devollit mbeten rrugëve, pa punë”- tha Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste ftoi qytetarët e Bilishtit të votojnë opozitën në tetë maj, si e vetmja rrugë sipas tij që do e nxjerrë vendin nga krizat e gjithanshme.
Rovena Moçka