Sherret në Tiranë, plagosen 4 persona
Sherret në Tiranë kanë
sjellë katër të plagosur,
ku një prej tyre është
femër. Konfliktet kanë
ndodhur për motive të ndryshme,
ndërkohë që autorët nuk kanë
"menduar dy herë", por kanë
kapur ç‘u ka zënë dora, duke goditur
rivalët e tyre. Dy prej të plagosurve
kanë përfunduar në gjendje
të rëndë, ndërkohë që vajza e
re dhe një tjetër janë jashtë rrezikut
për jetën. Rastet e tjera janë
shënuar në Kavajë, dhe në periferi
të kryeqytetit.
Sherret në Kavajë
Policia e Tiranës deklaroi se në
Kavajë është regjistruar plagosja e
një 16-vjeçari, i cili është goditur
me mjete të forta nga nëna e një
bashkëmoshatari. Sipas policisë,
te seksioni kundër krimeve ndaj
jetës ka bërë kallëzim Aldi Hoxha,
lindur dhe banues në fshatin
Gosë të Kavajës, se në orën 10.30
të dy ditëve më parë, te shkolla e
mesme në adresën e lartpërmendur,
është goditur me sende të
forta në kokë, nga Xhemile Pepa,
32 vjeçe, lindur dhe banuese në
të njëjtin fshat. Kjo ngjarje ka
ardhur një ditë pas një konflikti që
Hoxha ka pasur më parë me djalin
e saj. Duke marrë shkas edhe nga
gjendja e përmirësuar e adoleshentit,
si dhe nga pendimi i gruas
agresore, policia ka vendosur që
për këtë krim ajo të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë.
Ndërsa plagosja tjetër ka ardhur
disa orë më vonë, po në Kavajë. Sipas
të dhënave nga policia lokale,
ka bërë kallëzim Shpëtim Berberi,
42 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë,
se në orën 17.30, në lagjen Nr. 2
të qytetit, është goditur me grushte
e sende të forta nga Eduart Gugashi,
30 vjeç. Sipas dosjes hetimore,
përplasja mes tyre ka ardhur
pas një konflikti të çastit mes dy
personave për parkimin e makinës.
Menjëherë, dëshmitarët okularë
kanë dërguar të plagosurin në spital,
i cili pas përmirësimit të gjendjes
shëndetësore ka qenë në gjendje të
tregojë për policinë se çfarë kishte
ndodhur. Grupi hetimor ka vendosur
që Gugashi të procedohet penalisht
në gjendje të lirë.
Plagosjet në Tiranë
Sherret e momentit kanë sjellë
edhe plagosjen e dy personave të
tjerë në Tiranë. Sipas policisë, rasti
më i rëndë ka të bëjë me një grua, e
cila ndodhet në gjendje të rëndë
shëndetësore dhe është goditur me
një tub hekuri nga një 25-vjeçar, i cili
është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Burimet policore shpjeguan
se dy ditë më parë, në Komisariatin
Nr. 4 ka bërë kallëzim e dëmtuara
Lindita Sheqeri. 39-vjeçarja, e cila ka
rrëfyer se në orët e vona të
mbrëmjes së të hënës, në rrugën "5
Maji", teksa po shkonte në shtëpi
është goditur me sende të forta Albert
Murati. Në denoncimin e saj,
ajo është shprehur se i riu kishte
kohë që e shqetësonte dhe gjatë
një debati me të, ai ka marrë një
tub hekuri dhe e ka qëlluar. Pas
verifikimeve të policisë ka rezultuar
se i denoncuari 25-vjeçar jeton
në Kodër të Kuqe në Babrru. Menjëherë,
policia ka ushtruar një kontroll
në banesën e tij, por nuk ka
mundur ta arrestojë. Në këto
kushte, grupi hetimor ka negociuar
me familjen për vetëdorëzim,
ndërkohë që po punohet për dokumentimin
e plotë të ngjarjes
dhe kapjen e tij.
Policia e Tiranës ka regjistruar
edhe një kallëzim tjetër për plagosje
të lehtë ndaj një 30-vjeçari.
Burimet policore thanë se mbrëmë
ka bërë kallëzim Shkëlzen Luka, se
në orën 16.45, në Unazë të Re, për
motive të dobëta është goditur me
grushte nga Haxhi Gjokola, 42 vjeç.
Policia kreu veprimet procedurale
dhe materialet ia kaloi prokurorisë
për ndjekje penale në gjendje të
lirë ndaj 42-vjeçarit Gjokola. Gjithashtu,
seksioni kundër krimeve
ndaj jetës ka mundur të ndalojë
edhe një 17-vjeçar, i cili akuzohet
se në bashkëpunim ka plagosur
një 40-vjeçar. Sipas të dhënave, në
pranga ka përfunduar Florian
Murrja, sepse më 15 gusht të këtij
viti, në Ndroq ka plagosur rëndë
me dashje Rifat Xhilin.
sjellë katër të plagosur,
ku një prej tyre është
femër. Konfliktet kanë
ndodhur për motive të ndryshme,
ndërkohë që autorët nuk kanë
"menduar dy herë", por kanë
kapur ç‘u ka zënë dora, duke goditur
rivalët e tyre. Dy prej të plagosurve
kanë përfunduar në gjendje
të rëndë, ndërkohë që vajza e
re dhe një tjetër janë jashtë rrezikut
për jetën. Rastet e tjera janë
shënuar në Kavajë, dhe në periferi
të kryeqytetit.
Sherret në Kavajë
Policia e Tiranës deklaroi se në
Kavajë është regjistruar plagosja e
një 16-vjeçari, i cili është goditur
me mjete të forta nga nëna e një
bashkëmoshatari. Sipas policisë,
te seksioni kundër krimeve ndaj
jetës ka bërë kallëzim Aldi Hoxha,
lindur dhe banues në fshatin
Gosë të Kavajës, se në orën 10.30
të dy ditëve më parë, te shkolla e
mesme në adresën e lartpërmendur,
është goditur me sende të
forta në kokë, nga Xhemile Pepa,
32 vjeçe, lindur dhe banuese në
të njëjtin fshat. Kjo ngjarje ka
ardhur një ditë pas një konflikti që
Hoxha ka pasur më parë me djalin
e saj. Duke marrë shkas edhe nga
gjendja e përmirësuar e adoleshentit,
si dhe nga pendimi i gruas
agresore, policia ka vendosur që
për këtë krim ajo të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë.
Ndërsa plagosja tjetër ka ardhur
disa orë më vonë, po në Kavajë. Sipas
të dhënave nga policia lokale,
ka bërë kallëzim Shpëtim Berberi,
42 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë,
se në orën 17.30, në lagjen Nr. 2
të qytetit, është goditur me grushte
e sende të forta nga Eduart Gugashi,
30 vjeç. Sipas dosjes hetimore,
përplasja mes tyre ka ardhur
pas një konflikti të çastit mes dy
personave për parkimin e makinës.
Menjëherë, dëshmitarët okularë
kanë dërguar të plagosurin në spital,
i cili pas përmirësimit të gjendjes
shëndetësore ka qenë në gjendje të
tregojë për policinë se çfarë kishte
ndodhur. Grupi hetimor ka vendosur
që Gugashi të procedohet penalisht
në gjendje të lirë.
Plagosjet në Tiranë
Sherret e momentit kanë sjellë
edhe plagosjen e dy personave të
tjerë në Tiranë. Sipas policisë, rasti
më i rëndë ka të bëjë me një grua, e
cila ndodhet në gjendje të rëndë
shëndetësore dhe është goditur me
një tub hekuri nga një 25-vjeçar, i cili
është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Burimet policore shpjeguan
se dy ditë më parë, në Komisariatin
Nr. 4 ka bërë kallëzim e dëmtuara
Lindita Sheqeri. 39-vjeçarja, e cila ka
rrëfyer se në orët e vona të
mbrëmjes së të hënës, në rrugën "5
Maji", teksa po shkonte në shtëpi
është goditur me sende të forta Albert
Murati. Në denoncimin e saj,
ajo është shprehur se i riu kishte
kohë që e shqetësonte dhe gjatë
një debati me të, ai ka marrë një
tub hekuri dhe e ka qëlluar. Pas
verifikimeve të policisë ka rezultuar
se i denoncuari 25-vjeçar jeton
në Kodër të Kuqe në Babrru. Menjëherë,
policia ka ushtruar një kontroll
në banesën e tij, por nuk ka
mundur ta arrestojë. Në këto
kushte, grupi hetimor ka negociuar
me familjen për vetëdorëzim,
ndërkohë që po punohet për dokumentimin
e plotë të ngjarjes
dhe kapjen e tij.
Policia e Tiranës ka regjistruar
edhe një kallëzim tjetër për plagosje
të lehtë ndaj një 30-vjeçari.
Burimet policore thanë se mbrëmë
ka bërë kallëzim Shkëlzen Luka, se
në orën 16.45, në Unazë të Re, për
motive të dobëta është goditur me
grushte nga Haxhi Gjokola, 42 vjeç.
Policia kreu veprimet procedurale
dhe materialet ia kaloi prokurorisë
për ndjekje penale në gjendje të
lirë ndaj 42-vjeçarit Gjokola. Gjithashtu,
seksioni kundër krimeve
ndaj jetës ka mundur të ndalojë
edhe një 17-vjeçar, i cili akuzohet
se në bashkëpunim ka plagosur
një 40-vjeçar. Sipas të dhënave, në
pranga ka përfunduar Florian
Murrja, sepse më 15 gusht të këtij
viti, në Ndroq ka plagosur rëndë
me dashje Rifat Xhilin.