Jeniçerët e Nanos vendosin të sulmojnë kullën e Edvinit
Përpara zgjedhjeve të radhës në strukturat partiake që do të synojnë të saldojnë përfundimisht pozitat e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, kundërshtarët e këtij të fundit kanë kërkuar dje thirrjen sa më shpejt të një Kongresi pune që t’i japë fund centralizimit dhe mbytjes së demokracisë së brendshme në forcën më të madhe të opozitës. Edhe pse në një amulli të dukshme javët e fundit, drejtuesit e Lëvizjes për Politikë Institucionale kanë për qëllim të frenojnë fazën finale të marrjes së partisë nga kryesocialisti. “Nevoja që Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste të thërrasë sa më shpejt një kongres pune, që duhet të ndërmarrë një reformë të thellë në sistemin statutor dhe organizativ të partisë, bëhet edhe më urgjente. Këto reforma
duhet të garantojnë decentralizimin e pushtetit politik, integrimin organizativ, ndërkohë që kongresi i punës, duhet të çojë gjithë strukturat e PS-së drejt korrigjimit organizativ të përbërjes së strukturave drejtuese, sidomos kur
është cënuar demokracia për shkak të fiktivitetit të listave të anëtarësisë dhe manipulimit të procesit zgjedhor” - deklaroi deputeti Petro Koçi. Sipas tij,
ky kongres duhet të balancojë parimin “një anëtar - një votë” me instrumente statutorë të kontrollit të anëtarësinë mbi kryetarin e parties, në një kohë që duhet të garantohet monitorimi i partisë mbi pushtetin ekzekutiv, përfshi
atë të bashkive dhe komunave dhe të përmbysë skemën aktuale, e cila ka
vënë pushtetin e bashkive mbi vendimarrjen e partisë. Megjithatë sipas ndryshimeve më të fundit në Statusin e PS-së për të realizuar këtë, përkundër dëshirës së një Asambleje Kombëtare të mbizotëruar nga mbështetësit e drejtuesit actual të PS-së, kundërshtarët e Ramës duhet që të fillojnë mbledhjen e së paktën një të tretën e firmave të anëtarësisë socialiste, për të cilën ka gjithëaq akuza për manipulim listash apo shtim artificial të tyre. Më shumë se test për popullaritetin e kryebashkiakut në strukturat e PS-së, një lëvizje e tillë për të cilën nuk dihet me saktësi nëse ka bekimin e liderit historik të socialistëve është një letër lakmuesi për vetë këtë të fundit dhe impaktin që ka krijuar në bazë lëvizja e tij antiRama. Në të njëjtën kohë refuzimi i pritshëm i kësaj kërkese nga ana e Ramës, mbetet të jetë hapi i fundit në prag të krijimit të një force të re politike në gjirin e opozitës. Pra
pas tentativave të dështuara për të motivuar nanoistët e paduruar për
të fronëzuar ish-kryetarin dhe liderin historik, Nano i mbetur pa fron po mobilizon azapët dhe jeniçerët e Gardës së tij, ish-kongresmenët që mposhtën Majkon dhe Metën. Duke u kujtuar atyre se Rama i ka çmobilizuar dhe i ka përjashtuar nga vendimarrja kongresuale më
së fundmi Nano ka arritur t’i bindë ata se fatet e tyre politike dhe të tijat si kryekomandant varen tek suksesi i sulmit së ish-kongresmenëve mbi fortesën e Partisë Socialiste. Kësisoj luftëtari-veteran i socialdemokracisë, pa parti dhe seli, vendosi që të braktisë pyjet dhe resortet për të rrethuar dhe pushtuar bedenat e kalasë socialste.
Re. Po