Spekulimi me 9 dhjetorin!
Blendi Fevziu
Nuk kam qenë më 8 dhjetor! Më 9 dhjetor isha atje. Dhe sa herë më pyesin se cila ka qenë dita më mbresëlënëse e jetës sime, kam po atë përgjigje të thjeshtë dhe po atë imazh që më vjen ndër sy i plotë. Mëngjesi i datës 9 dhjetor 1990, një ditë e diel, ditë mësimi çuditërisht, kur u gjenda përballë studentëve protestues që zbrisnin nga rruga e Elbasanit për në qytet. Në rreshtin e parë ishte një nga shokët e mi të kursit dhe më mjaftoi një sekondë që gjithë trysnia e një prej regjimeve më të ashpra të globit, të më zhdukej në çast. U bashkova më ...ta, pa e ditur se ato dy orë që u bllokuam anash liceut artistik, do të sillnin një Shqipëri tjetër, një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri të panjohur, Shqipërinë që jetojmë sot! Jam me fat, kam menduar shpesh më vonë, që u gjenda aty atë moment dhe 4 ditët që vijuan më pas në Qytetin Studenti. Kam pasur rast të marr pjesë në shumë ngjarje mbresëlënëse për këtë vend, por kurrë, asnjë ngjarje tjetër nuk do ta ketë atë peshë. As atë imazh: një grumbull djemsh e vajzash nga 18 deri 22 vjeç, të veshur keq, me fytyra të vrara, të gjithë në kufijtë e mbijetesës që padashur, në pak çaste, vendosën të kërkojnë diçka të ndaluar për më shumë se gjysmë shekulli: lirinë! Nuk e di a e kishim menduar këtë atë moment, druaj se jo. Në fakt, ajo që fituam atë ditë dhe e kemi ende sot, 18 vjet më pas, është pikërisht ajo, LIRIA!
Kam përshtypjen se për të gjithë që kanë qenë ato ditë atje, ajo që ka ndodhur në dhjetor 1990 në Qytetin Studenti ka qenë diçka mbresëlënëse. Një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, kur ata u bënë pjesë e historisë. Të tjerat kanë pak rëndësi. Veç historisë, të gjithë fituan diçka: ata që deshën ikën dhe filluan një jetë më të mirë jashtë; ata që qëndruan ndërtuan një jetë dhe karrierë në atdhe, të njohur apo të panjohur qofshin. Pak rëndësi, jeta e më pasme ka pasur uljet dhe ngritjet e saj për këto. Dikush i suksesshëm, dikush jo. Ajo që është e rëndësishme, është se secili prej nesh dhe ata që erdhën pas nesh janë sot të lirë. Kjo është ajo që fituam atë ditë dhe që nuk kthehet më pas.
Kam qenë atje më 9 dhjetor dhe jam krenar për këtë. Ka më shumë se 16 vjet që kam refuzuar të kthehem në çdo përvjetor dhe jam po kaq krenar për këtë. Kam refuzuar të jem atje dy vjet më pas, tre, katër, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë, sot. Kam refuzuar të jem pjesë e një tribune të fryrë, ku ish protagonistë të dhjamur, me dekorata dhe medalje në gjoks rrëfejnë heroizmin e asaj dite; flasin për atë ditë sikur të mendojnë sot dhe jo më 9 dhjetor 1990. Që debatojnë se kush u ngjit i pari në bordurën e trotuarit ose se kush zbriti i pari nga dhoma e tij për t’u bashkuar me thirrjet protestuese; se kush u bashkua me një forcë politike dhe kush me tjetrën; se kush i ka ruajtur idealet e dhjetorit dhe kush i bjerri ato në një shoqëri të lirë, ku gjithkush ka të drejtë të pozicionohet dhe të mendojë si të dojë. Më kanë neveritur protagonistët dikurshëm, që pa kaluar ende një vit kërkonin dhoma më të mira në konvikt, pozicione në partitë politike dhe vëmendje mediatike thjesht sepse kishin qenë atje. Më ka neveritur shtyrja e shumë prej tyre për të dalë përpara kamerave sa për të rrëfyer se kanë qenë atje, kanë qenë studentë dhjetori, se kanë meritë në ndryshimet dhe për këtë meritojnë padyshim më shumë. Kanë qenë vërtet, bashkë me mijëra e mijëra studentë të tjerë, anonimë, duke aspiruar një jetë më të mirë për të gjithë. Asgjë më shumë atë moment.
Kam refuzuar të jem në çdo përvjetor i sigurt se secili prej tyre do të ma bjerrë atë imazh magjik të 9 dhjetorit 1990. Atë moment kur u gjendëm përballë mekanizmit të dhunës dhe u përplasëm me të për të pasur një jetë të lirë, siç e kemi sot. Kaq mjafton. Pak rëndësi ka kush bërtiti më shumë, kush u ngjit i pari mbi supet e shokut dhe kush nuk e mbajti betimin e pabërë të asaj dite. Tani jemi të lirë, gjithkush ka të drejtë të përcaktojë të ardhmen e tij dhe kjo mjafton. Atëherë nuk e bënim dot këtë dhe të gjithë bashkë e ndërruam me 9 dhjetor!