Paloka: Rama nxjerr nipërit e byrosë politike, si figura të reja që ndryshojnë vendin
Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Edi Paloka, në një takim të zhvilluar me banorë të këtij qyteti u shpreh se Partia Demokratike di të mbajë premtimet, duke premtuar se ashtu si këto katër vite Lezha do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë përsa i përket investimeve, me rrugë të asfaltuara, subvencion për fermerët dhe furnizim me ujë dhe drita 24 orë.
Ne ju kemi treguar shqiptarëve se dimë të mbajmë premtimet me investime dhe me punë, jo me fjalë në erë siç bën Edvin Rama që nxjerr fëmijët dhe nipërit e byrosë politike, djemtë e sekretarëve të parë të partisë dhe i paraqet si figura të reja që të ndryshojnë Shqipërinë, tha Paloka para banorëve, të cilët i siguroi se Partia Demokratike në pushtet do të thotë siguri për një Shqipëri evropiane dhe me nivel të lartë zhvillimi.