E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: PD dyfishoi fondet për komunat

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit,  Ferdinand Xhaferri dhe Ndriçim Babasi u takuan me banorë të zonës së Niklës, në Krujë. Në takimet e zhvilluara në Bubq, Tapizë dhe Qerrek, kandidati i PD-së tha se në kohën, kur qeveria socialiste ishte në pushtet shifrat që i janë dhënë komunës për të investuar janë shumë të vogla në krahasim me çfarë i është ofruar në vitet e fundit të qeverisë Berisha. Sipas tij, këto fonde janë dyfishuar edhe pse komuna drejtohet nga socialistët. Një tjetër fakt, tek i cili u ndal Xhaferri ka qenë edhe rritja e pensioneve të dyfishuara dhe ndërtimet e rrugëve në këto 4 vjet, siç është vepra e madhe rrugore, autostrada Durrës-Kukës, ndërtimi i 1012 shkollave në të gjithë vendin dhe njëra prej tyre shkolla në Qerrek. Kandidatët e PD-së, në qarkun e Durrësit u ndalën edhe në investimet e sipërmarrjeve të mëdha si ndërtimi i fabrikës së çimentos që pritet të punësojë mbi 400 punonjës të zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›