Kakavijë, radhët arrijnë në 1.5 kilometra
GJIROKASTER - Radhët e stërgjatura të emigrantëve shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar edhe dje.
Gjatë orës së paradites në anën greke të doganës janë regjistruar radhë të cilat shkonin deri në gjatësinë e një kilometri e gjysmë, ndërsa të shtunën radhët arritën deri në rreth 5 kilometra. Prania e radhës së emigrantëve që prisnin të hynin në tokën shqiptare, këtë herë është justifikuar nga pala greke si pasojë e ndërrimit të turneve të kontrollorëve kufitarë. Për pasojë nga ora 08:00 e deri në orën 11:00 të së dielës në anën greke e Kakavijes janë krijuar radhë. Ndërsa ndryshe paraqitet situata në anën shqiptare të doganës. Sipas autoriteteve shqiptare të doganës hyrjet e shumta nga Greqia, janë menaxhuar në mënyrë të përsosur nga ana e policisë kufitare e cila ka punuar me kapacitet të plotë me 13 sportele të gjitha në hyrje të territorit tonë. Pala greke ka qëndruar pa punuar për gati 45 minuta kohë e cila ka shërbyer që të formohen radhët e gjata të automjeteve prej terminalit e deri në pjesën e poshtme të tij me një gjatësi mbi 1,5 kilometra. Në orët e mesditës situata ka njohur normalitetin e zakonshëm dhe radhët nga ana greke janë eliminuar. Kontrollorët grekë në Kakavije kanë punuar me katër sportele vetëm në dalje të territorit të tyre ndërsa në hyrje nga ana e Shqipërisë me dy sportele. Gjatë 12 orëve të fundit përmes Kakavijës për në territorin shqiptar, kanë hyrë mbi 6 mijë emigrantë ndërkohë që numri i automjeteve ka qenë 1 mijë të tillë. Edhe dje, ashtu si një ditë më parë, autoritetet helene i janë drejtuar homologëve shqiptarë, që t'u sugjerojë shtetasve shqiptarë që në kthim drejt Greqisë gjatë javëve të ardhshme, të përdorin edhe pika të tjera kufitare alternative veç asaj të Kakavijës si ajo e Sopikut në Gjirokastër, e Tri Urave në Përmet si dhe e Qafë Botës dhe Portit të Sarandës. Gjatë kësaj fundjave numri i emigrantëve të kthyer me rastin e pushimeve verore në Shqipëri ka qenë 20 mijë persona. p.n