Spitalet, sa rriten pagat për 12 mijë mjekë e infermierë
Pagat e mjekëve në të gjitha spitalet e vendit pësojnë rritje nga 1 maji i këtij viti nga 19% në 26%, përkatësisht nga 5.000 lekë në 13.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë 11.888 mjekë dhe infermierë. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur dje se pas vendimit të qeverisë, është dërguar për zbatim rritja e pagave drejtorive rajonale përkatëse.
Vendimi
Tashmë ka hyrë në fuqi rritja e pagave të mjekëve dhe stafit tjetër në të gjitha spitalet e vendit. ISKSH-ja deklaron se rritja e pagave të personelit shëndetësor në spitale, sikurse parashikohet në vendimin e qeverisë, nis që nga data 1 maj 2009. Rritjen më të lartë e përfitojnë shefat e shërbimeve të reanimacionit, kirurgjisë, radiologjisë, neuropsikiatrisë (24%-26%) ose në vlerë absolute 12.000-13.000 lekë.
Mjekët
Mjekët rezulton të përfitojnë rritje 19%- 22%. Kështu, mjekët infeksionitë, të urgjencës, të laboratorit, onkologët, kirurgët, hematologët, obstetër-gjinekologët, etj., që në vlerë absolute do të thotë se do të përfitojnë më shumë nga 6.000 lekë në 9.000 lekë në muaj. Duke filluar nga 1 maji i këtij viti paga bruto e një mjeku me vjetërsi pune 25 vjet, nuk do të jetë më e vogël se 50.000 lekë në muaj nga 41.000 lekë në muaj që ka qenë më parë. ISKSH-ja bën me dije se rritjet janë bërë veçanërisht në pagën për pozicion të vendit të punës, të cilat nga 23.800 lekë që kanë qenë, janë bërë 31.000 lekë në muaj ose 7.200 lekë më shumë, pra me një rritje rreth 30%. Po kështu, një rritje prej 9% ka pësuar edhe paga e grupit e cila tashmë është 12.000 lekë në muaj nga 11.000 lekë që ishte. Për rrjedhojë një rritje prej 9% ka pësuar edhe paga për vjetërsi për çdo vit pune. Nga kjo rritje kanë përfituar rreth 1.800 mjekë me një efekt financiar mujor rreth 15 milionë lekë ose deri në fund të vitit 2009 rreth 110 milionë lekë.
Infermierët
Pagat e personelit tjetër infermieristik pësojnë një rritje mesatarisht 10%. Pagat e infermierëve me arsim të lartë, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë në 37.500 lekë në muaj, ndërsa të atyre me arsim të mesëm arrijnë në 34.000 lekë në muaj bruto. Rritja në vlerë absolute shkon nga 2.500 lekë - 3.100 lekë në muaj. Ndërsa pagat e kryeinfermierëve pësojnë një rritje 10%-12% në muaj ose në vlerë absolute nga 3.600 lekë - 4.500 lekë. Gjithashtu, pësojnë rritje deri në 10% pagat e personelit tjetër ndihmës dhe të administratës. Nga këto rritje përfitojnë rreth 10.000 punonjës (infermierë, administrata) me një efekt financiar mujor rreth 30 milion lekë ose deri në fund të vitit 2009, rreth 210 milionë lekë. Në total, efektet financiare deri në fund të vitit 2009, nga zbatimi i vendimeve të mësipërme (paga + sigurime shoqërore e shëndetësore) arrin në rreth 385 milionë lekë, efekte të cilat do të përballohen nga buxheti i ISKSH-së i vitit 2009, i parashikuar për mbulimin e shërbimit të kujdesit spitalor.
Somario
-Mjekët në të gjitha spitalet pësojnë një rritje nga 19% në 26%
-Shefat e shërbimeve të reanimacionit, kirurgjisë, radiologjisë, neuropsikiatrisë, 24%-26%
-Paga bruto e një mjeku me vjetërsi pune 25 vjet nuk do të jetë më e vogël se 50.000 lekë në muaj
-Rritje prej 9% ka pësuar edhe paga e grupit, që është 12.000 lekë në muaj
- Personeli infermieristik pëson një rritje mesatarisht 10%
- Infermierët me arsim të lartë, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë në 37.500 lekë në muaj
-Infermierët me arsim të mesëm arrijnë në 34.000 lekë në muaj bruto
- Pagat e kryeinfermierëve pësojnë një rritje 10%-12% në muaj
- Rritje deri në 10% pagat e personelit tjetër ndihmës dhe të administratës
Ministrja Godo
Dyfishohen dhurimet vullnetare të gjakut
Autoritetet shëndetësore raportojnë se këtë vit, krahasuar me një vit më parë, është dyfishuar numri i dhurueseve vullnetarë të gjakut. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, vetëm pak ditë nga 14 qershori, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh dhe për importin e tij, ku sipas saj, pavarësisht se ekzistojnë baza ligjore, importet nga vendet e tjera kanë qenë vetëm në raste emergjencash. "Nëse krahasohemi me një vit më parë, mund të themi që kemi dyfishim të dhurimeve vullnetare të gjakut. Ligjshmërisht lejohet, por nuk është aq e thjeshtë, sepse dhe ata që të japin gjak, të japin vetëm në situata emergjente, siç ndodhi për shembull tragjedia e Gërdecit", - bëri të ditur Anila Godo, ministre e Shëndetësisë. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë thotë se do të rriten fushatat e dhurimit të gjakut gjatë verës, pasi sipas saj, ky është një sezon i vështirë për të siguruar rezerva, për operacionet apo aksidentet që në këtë periudhë janë në rritje. “Në sezonin e verës, kur dhe operacionet e planifikuara kanë një rënie, gjithmonë gjendemi pak të zbuluar dhe për këtë arsye institucionet kryesore që merren me këtë, marrin masa", - vijoi Godo.
Sipas specialistëve, në vendin tonë aktualisht ka rreth 500 të sëmurë kronikë, që kanë nevoja të vazhdueshme për gjak. Ndërkohë që, po sipas këtyre autoriteteve, qytetarët duhet të dhurojnë një herë në dy muaj gjak.
Ndryshimet e pagave në spitalet e rretheve
Emertimi Paga e vjeter Paga aktual Paga e re nga data 01.05.2009
Pg.grupi Vjeter(25) Kualifikim Pozicioni K.pune Spitaleve Pg.grupi Vjeter(25) Kualifikim Pozicioni K.pune Pg.re total Rritja %
Drejtor 11000 5500 0 58300 74800 12000 6000 69000 87000.0 116.31
Sh.sherb.anatomopatologji 11000 5500 0 38500 3500 58500 12000 6000 45000 3500 66500.0 113.68
Zv/Drejtor,Shef sherbimi 11000 5500 0 30000 46500 12000 6000 41000 59000.0 126.88
Sh.sherbimi, reanimacion
infektiv,obstetri,ortopedi 11000
5500
0
30000
1100
47600
12000
6000
41000
1100
60100.0 126.26
Sh.sherbimi kirurgji 11000 5500 0 30000 1100 47600 12000 6000 41000 1100 60100.0 126.26
Sh.sherbimi radiologji,neurop 11000 5500 0 30000 1600 48100 12000 6000 41000 1600 60600.0 125.99
Sh.sherbimi psikiatri 11000 5500 0 30000 5000 51500 12000 6000 41000 5000 64000.0 124.27
Shef reparti,klinike,laboratori 11000 5500 0 25000 41500 12000 6000 31000 49000.0 118.07
Sh.bankes gjakut,radiologji 11000 5500 0 25000 1100 42600 12000 6000 31000 1100 50100.0 117.61
Sh.reparti/klinike,psikiatri 11000 5500 0 25000 5000 46500 12000 6000 31000 5000 54000.0 116.13
Pergj.laboratori klinik,biokimik 11000 5500 0 25000 2500 44000 12000 6000 31000 2500 51500.0 117.05
Pergj/shef rep.anatomopatol 11000 5500 0 25000 3700 45200 12000 6000 31000 3700 52700.0 116.59
Mjek. Stomatolog, biolog, kimist,fizikan, shef sektori pergj.zyre, ing.biomedical 11000 5500 0 23800 40300 12000 6000 31000 49000.0 121.59
Mjek infeksionist, urgjence, laboratori.Kimist,fizikan labo ratori, kimist ne sherbimin e gjakut 11000 5500 0 23800 600 40900 12000 6000 31000 600 49600.0 121.27
Mjek onklog, kirurg,hematolog I bankes gjakut,obsteter-gjinek pneumoftiziater,fizioterapeut 11000 5500 0 23800 1100 41400 12000 6000 31000 1100 50100.0 121.01
Mjek radiolog 11000 5500 0 23800 1600 41900 12000 6000 31000 1600 50600.0 120.76
Mjek higjensit,farmacist 11000 5500 0 23800 2500 42800 12000 6000 31000 2500 51500.0 120.33
Mjek anatomopatolog, anestezist reanimator 11000 5500 0 23800 3700 44000 12000 6000 31000 3700 52700.0 119.77
Mjek psikolog,punonjes social qe punojne ne psikiatri 11000 5500 0 23800 5000 45300 12000 6000 31000 5000 54000.0 119.21
Specialist I larte 11000 5500 0 21000 37500 12000 6000 23000 41000.0 109.33
Arsimi mesem
Emertimi Paga e vjeter Paga aktual Paga e re nga data 01.05.2009
Pg.grupi Vjeter(25) Kualifikim Pozicioni K.pune Spitaleve Pg.grupi Vjeter(25) Kualifikim Pozicioni K.pune Pg.re total Rritja %
Kr/inf.spitale psikiatrike 10000 5500 23500 6000 45000 10000 5500 28000 6000 49500.0 110.00
Kr/inf,reparti sp.psikiatr 10000 5500 23500 5000 44000 10000 5500 28000 5000 48500.0 110.23
Kr/inf.pergjithshem 10000 5500 23500 1100 40100 10000 5500 28000 1100 44600.0 111.22
Laborant ne antomine patologj Kr/laborant lab.klinik biokimik bakterologj, Kr/inf(kirurgji,reanima 10000 5500 22000 3400 40900 10000 5500 26500 3400 45400.0 111.00
salle operacioni,obst-gjinekolo) 10000 5500 22000 1100 38600 10000 5500 26500 1100 43100.0 111.66
Kryenifermier 10000 5500 22000 37500 10000 5500 26500 42000.0 112.00
Inf.psikiatri,laborant psikiatri Inf.reanim,nd/anestezist/farmacist Laborant radilogj,instrumentare 10000 5500 20500 5000 41000 10000 5500 23000 5000 43500.0 106.10
Inf.hemodializeKr/inf.polik.spitalit, inferm(fiziotera
ergoterapi,logoterapi,neuropsikiat
infektiv,dispnaseri, semund.ngj.
kirurgji,ortopedi,dispanseri), inf.
laborant ne banken e gjakut, hematologji 10000 5500 19500 1500 36500 10000 5500 22000 1500 39000.0 106.85
, Pergj.turni Kr/inferm qendren e sterilizimit, inf.pranim urgjence, Laborant 10000 5500 19500 35000 10000 5500 22000 1100 38600.0 110.29
klinik,biokimik/bakterologjik 10000 5500 19500 600 35600 10000 5500 22000 600 38100.0 107.02
Infermier(ars.larte) 10000 5500 19500 35000 10000 5500 22000 37500.0 107.14
Kujdestar ne psikiatri 10000 5500 17000 5000 37500 -
Kujdestar pediatri, nd.inf. 32000 -
Inf.arsim I mesem 7600 3800 19500 30900 8000 4000 22000 34000.0 110.03