Piktorja Hamza u tregon gjermanëve “7 Evat”
Nga data 28 maj në ambasadën gjermane qëndron e hapur një ekspozitë e piktores shqiptare Najada Hamza e titulluar “28 Maj”. Punimet e Hamzës janë kolazhe, shtresëzime konceptuale, materiale, si dhe vendosje e ndërthurje bashkë e realiteteve e nocioneve në kohë të ndryshme. Veprat e saj përbëhen nga cikli i fëmijërisë, pema e jetës, “7 Evat”, “Sënduku martesor dhe Clasik Park”. Veprat në “28 Maj” vijnë në forma të ndryshme, duke menduar që forma është ideja, përmbajtja thuhet e flet përmes saj, ashtu siç ndodh e kundërta. Të tregosh histori, për Hamzën është të lësh gjëra pas.
Në “7 Evat” ndërthuren shtresëzime të ndryshme historike, si nga pikëpamja formale e materiale, po ashtu pikëpjekje të imazheve vizuale, forma dydimensionale që ngjizen prej materiesh mëndafshi, elemente të tapicerive mesjetare, copëza kujtimesh.
Ndërsa sënduku martesor qendërzon një material të qëndisur, të cilin vajzat e
reja e qëndisnin për të mbështjellë pajën.