Spitalet shërbim 24-orësh natën e ndrimit të viteve në ditët në vijim
Ministria e Shëndetsisë vendosi se të gjithë spitalet vendit, duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, për 24 orë natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të vitit të ri. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili me drejtorët e spitaleve të vendit dhe drejtorët e Shëndetit Parësor u diskutau për masat që do të merren për këto ditë. Ky vendim ka ardhur për shkak trë situatës të krijuar në vend nga gripi I derrit, fluksi I emigrantëve, aksidentet automobilistike, por nisur dhe nga incidentet e shumta që ndodhin natën e ndrimit të vitet nga fishekzjarrëve. Ministri i urdheroi drejtorët të marrin të gjithë masat e nevojshme si nga ana materiale ashtu edhe nga safi i mjekve që do përkatohen të punojnë gjatë këtyre ditëve për të ofruar një shërbim cilsor ndaj pacientëve. Nëse nuk do të zbatohet ky urdhër nga i gjithë stafi mjekësor do të ketë penalizime si për mjekët dhe infermieët. “Mjekët nuk kanë festa zyrtare dhe as fundjava. Nese të tjerët festojnë ne duhet të jemi në krye të detyrës” u shpreh Vasili. Ai u shprehu gatshmërinë se do të vihet në dispozicion të spiatleve dhe maternitetve për gjithçka që do tu nevojitet atyre.
Masat
Ministri Shëndëtësisë ka përcaktuar masat që do të ndërmeren nga shërbimi spitalor gjatë ditëve të festave, ku të gjitha spitalet si rajonale edhe të kryeqytetit do të jënë në dispozicion të pacientëvë për 24 orë. Ministri Vasili I ka kërkuar e drejtuesve të lartë të strukturave shëndetësore, të përcaktojnë ekipet e mjekëve e infermierëve që do të punojnë në këto ditë dhe gjithçka që do tu nevojitet atyre për tu ardhur në ndihmë pacientëve. Do sigurohen materialet e nevojshme mjekësore në shërbimin e urgjencës për ccdo rast të paraqitur. Do të përforcohet ekipet e rojeve ku emrat e personave do të afishohen në mur ku gjithësecili të mbajë përgjegjësi për detyrën. Shërbimi spitalor telefonik do të jetë në gatshmëri gjatë gjithë kohës për cdo nevojë mjeksore që kane qytetarët. Shefat e shërbimeve të përcaktojnë specialistët që do të jenë në gadishmëri të telefonatave të arrdhura në rast se paraqitet nevoja, duke afishuar listën pranë shërbimeve përkatëse dhe të urgjencës.
Penalizimet
Ministri ka qenë i prerë në komunikimin me drejtorët e spitaleve rajonale të vendit. Ai ka theksuar se s’do të tolerohet asnjë çorganizim dhe veçanërisht mjekët të kenë etikë komunikimi të lartë me pacientët duke mos harruar që telefonat privatë të jenë të hapur në çdo kohë.Ky urdhër ka ardhur nga ekspërienca e patura nga vitet e kaluara ku ka pasur fluks pacientësh nëpër spitalet e vendit të dëmtuar nga djegiet e fishekzareve, nga aksidentet automobilistike, nga grindjet midis personave të dehur, problemet e shfaqura nga helmimi i ushqimeve. Numri I të plagosurëve të paraqitur vitin e kaluar në QUST ka pasur shifra të lartra. Po sivjet pritet një numër më I lartë pacientësh për shkak edhe të gripit të derrit. Ndërsa për këtë vit të ri I është bërë një paraprije situatës.
25 Dhjetor 2009