Modernizohen praktikat e vjedhjes, arrestohet 34-vjeçarja
TIRANË - Vihet në pranga 34 vjeçarja Lindita Hajdaraj, e cila dyshohet për vjedhje. Sipas policisë së Tiranës, mësohet se ajo është zbuluar duke vjedhur në një dyqan të një qendre tregtare në kryeqytet. Këtë vjedhje, dyshohet se ajo e kryente me anë të një mekanizmi magnetik, i cili shërbente për të çaktivizuar mikroçipet e alarmit të rroba ve që ndodheshin në dyqan. Menjëherë pas arrestimit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vazhdoj hetimet e mëtejshme lidhur me akuzën e vjedhjes.
Vitet e fundit është vënë re një “modernizim” i taktikave të vjedhjeve dhe rasti më i fundit tregon qartë se deri ku mund të arrijnë idetë e atyre që kryejnë këto vjedhje. Vetëm pak kohë më parë, policia e kryeqyteti, arrestoj një grup të rinjsh të cilët me anë të falsifikimit të kartave të kreditit, me anë të një aparature që përdorej nga hotelet për çelësat-karta, ata arritën të kryenin një sërë tërheqjesh nëpër bankomate të ndryshme të vendit si dhe një numër të madh blerjesh me anë të këtyre kartave.
Gjykata pranon kërkesën për pezullimin e Kryeinspektorit
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e juristëve të Prefekturës për të pezulluar nga puna Kryeinspektorin e Policisë Bashkiake Tiranë deri në përfundimin e gjykimit. Kjo kërkesë është paraqitur gjatë seancës së radhës për shqyrtimin e padisë së Prefekturës ndaj Bashkisë me objekt “Pavlefshmëri e Aktit për emërimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake Tiranë.” Gjykata vendosi të pranoj këtë kërkesë, për të cilën do të shprehet seancën e radhës, e cila do të mbahet më datë 14 janar. Ky proces nisi, pas emërimit të Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake nga ana e Kryetarit të Bashkisë. Nga ana e saj, Prefektura u shpreh kundra këtij emërimi dhe vendosi dërgimin e kësaj çështje në gjykatë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare.
25 Dhjetor 2009