Dy vetëflijime në prag të Krishtlindjeve
Ferit Ferra dhe Merita Zherri i japin fund jetësc
Mesnatën e djeshme, çdo familje po bëhej gati për të pritur me gëzim festën e Krishtlindjeve, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në dy familje, në Elbasan dhe Fushë-Krujë. Festa është shndërruar në mort, pasi dy persona kanë vendosur t’i japin fund jetës. Rasti i parë është shënuar në Elbasan, ku 44-vjeçari Ferit Ferra vendosi t’i jepte fund jetës, duke përdorur një sasi të madhe fotoksine. Shkak për këtë ngjarje, duket të jetë gjendja e rënduar ekonomike. Ndërsa në rastin tjetër, në Fushë Krujë, viktima, Merita Zherri i ka dhënë fund jetës pas vizitës tek mjeku, kur ka marrë vesh se kishte një sëmundje të pashërueshme.
Vetëflijimet
Mëngjesin e djeshëm trupi i pajetë i Ferit Ferrës është gjetur nga familjarët e tij në gjendje shumë të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e qytetit, ku ka gjetur dhe vdekjen. Policia e Elbasanit është ende duke hetuar lidhur me shkaqet që e çuan Ferrën drejtë vetëvrasjes. Edhe pse jo në mënyrë zyrtare, mësohet se shkak për këtë ngjarje mund të kenë qenë kushtet e rënda ekonomike.
Ende pa u shuar jehona e kësaj ngjarje, një 35 vjeçare është gjetur e varur në banesën e saj nga ana e familjarëve. Merita Zherri nga fshati Zallë i Fushë Krujës i ka dhënë fund jetës së saj, pasi ka mësuar se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë vdekjeprurëse dhe që nuk kishte shërim. 35 vjeçarja sipas burimeve zyrtare të Policisë së Krujës është gjetur nga bashkëshorti i saj, e varur në një pemë, prapa shtëpisë. Po sipas policisë, viktima, pasi ishte ngritur në mëngjes, i kishte dhënë ushqim tre fëmijëve të saj dhe më pas i ka puthur, për t’u larguar prej tyre e për të mos u parë më me ta. Ndërsa bashkëshorti i saj, po bëhej gati për të ikur në punë, ka thirrur bashkëshorten për t’i treguar se po largohej nga shtëpia. Edhe përse i ka thirrur disa herë, 35 vjeçarja nuk është përgjigjur. Kjo gjë e ka bërë të dyshoj bashkëshortin, i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes. Pasi ka kontrolluar brenda banesës dhe nuk e ka gjetur atë, ka dal jashtë saj për të kontrolluar. Sapo ka hyrë më kasollen e bagëtive, ai është përballur me trupin e pa jetë të bashkëshortes së tij. Sipas deklarimeve të dhëna përpara policisë nga vetë bashkëshorti, Merita Zherri, kishte përdorur një litar najloni, të cilin e kishte lidhur tek trau i kasolles, e më pas ishte varur duke i dhënë fund jetës. Edhe pse i llahtarisur nga gjetja e bashkëshortes të varur në litarë, bashkëshorti i saj ka lajmëruar policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke kryer edhe ekspertizën dhe duke arritur në përfundimin se Merita Zherri ishte vetëvarur, pasi ajo vuante nga një sëmundje e pashëruar.
Sipas policisë së këtij qyteti, Zherri ishte nënë e tre fëmijëve dhe se pak kohë më parë kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe duke mos e përballuar këtë fakt, vendosi t’i jepte fund jetës duke lënë jetim tre fëmijë.
Fenomeni
Numri i personave që kanë vendosur t’i japin fund jetës, gjatë viti 2009 ka qenë shumë i lartë dhe si arsye kryesore e këtyre veprimeve, mësohet se kanë qenë shkaqet ekonomike. Por sipas të dhënave, një tjetër arsye ka qenë dhe ajoi e dhunës në familje. Lidhur me këtë fenomen, polica dhe organi i akuzës kanë dërguar një sërë çështjesh në gjykatë, duke vënë në akuzë kryefamiljarët pë nxitje apo shkaktim vetëvrasjesh.
25 Dhjetor 2009