E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonat e përmbytura, futen në skemën e ndihmës ekonomike 936 familje

Tiranë, 27 janar
NOA - Inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror kanë tashmë gati numrin përfundimtar
të familjeve në komunat e përmbytura të qarkut të Shkodrës të cilët do të përfitojnë
ndihmë ekonomike.

Sipas nëndrejtorit
të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, ka deklaruar se zyrtarisht
janë 936 familje të cilat kanë nevojë për ndihmë ekonomike.

Nga të dhënat
tona operative në terren zyrtarisht në skemën e ndihmës ekonomike do të futen
936 familje të reja nga komunat e përmbytura, shifër kjo që i shtohet listës së
16 mijë familjeve gjithsej që marrin ndihmë ekonomike në qarkun e Shkodrës, u
shpreh Strazimiri.

Sipas Shërbimit Social,
kjo ndihmë ekonomike do të vijojë deri në marrjen e kompensimit që qeveria do
ti akordojë familjeve të përmbytura.

Nga ana e saj
ministria e punës po inspekton komunat e qarkut të Nënshkodrës që u përmbytën
nga ujërat e hidrocentralit të Fierzës për të përcaktuar familjet më të varfra
për tu shpërndarë më pas atyre paketë ushqimore.

b.m/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›