Presidenti Sejdiu dënon dhunën ndaj UNMIK-ut dhe KFOR-it
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka dënuar fuqishëm dhunën e protestuesve serbë kundër policisë së UNMIK-ut dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe ka kërkuar nxjerrjen sa më shpejt të fajtorëve para drejtësisë. Aktet e dhunës në Mitrovicë kundër policisë së UNMIK-ut dhe pjesëtarëve të KFOR-it, presidenti Sejdiu i ka cilësuar si “tërësisht të papranueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës”. “Sulmi brutal i protestuesve ndaj mbrojtësve të rendit dhe të ligjit dëshmoi botërisht se uzurpatorët e Gjyqit të Qarkut në Mitrovicë i pengon ligji, paqja dhe stabiliteti në Kosovë”, - thuhet në deklaratën e presidentit Sejdiu.
18 Mars 2008