E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali,një pavion në gatishmëri ndaj A/H1N1

Ulja e temperaturave dhe përhapja e pandemisë së virusit A/H1N1 ka bërë që spitali infektiv në kryeqytet të vihet sëerish në gatishmëri, duke mbajtur një pavion në gadishmeri për rastet e reja me këtë pritur që mund të diagnostikohen. Ndërkohë rasti më i fundit i një kryeqytetasi të infektuar me gripin e derrit është bërë publik nga Insituti i Shëndetit Publik vetëm një ditë më parë duke e çuar kështu në 35 numrin e personave të prekur në Shqipëri nga virusi A/H1N1. Sipas shefit të infektivit Pëllumb Pipero, gjendja aktuale është e qetë, por gadishmëria duhet të jetë e lartë.
Për momentin në spitalin infektiv nuk ndodhet asnjë i shtruar i prekur nga virusi AH1N1, ndërkohë për të gjithë personat që janë vizituar dhe dyshohet se janë të prekur nga ky virus analizat e tyre janë çuar për ekzaminime të mëtejshme në Insitutin e Shëndet Publik dhe më pas në Rumani ku është edhe laboratori i ekzaminimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›