E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaç enësh në fytyrë përmbaruesit,lihet i lirë



TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 45-vjeçarin Eqerem Visha, nga Paskuqani. Pronari i një lokali në sheshin “Avni Rustemi” akuzohet se i hodhi ilaç enësh në fytyrë nëndrejtorit të Përmbarimit të Tiranës, i cili Baftjar Nela, i cili kishte shkuar për ta nxjerrë nga lokali në zbatim të një vendimi gjyqësor. Para gjyqtarit të gatshëm të kësaj jave mësohet se Visha ka pohuar se pas grindjes me përmbaruesin i kishte hedhur ujin me të cilin po lante enët në lokal. Sipas tij ekzekutimi i vendimit të gjykatës ishte i padrejtë pasi vëllai i pronarit të lokalit i detyrohej një shumë të konsiderueshme të hollash borxh të pakthyer, ndërsa ky do të mbante lokalin me qira të papaguar derisa të kompensohej borxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›