Sportistët rrezikojnë jetën në rezervuar
• BERAT - Tre të rinj sportistë kanë rrezikuar dje mbytjen në një rezervuar në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit.
Mësohet se Altin Vrapi, 16 vjeç, Krenar Muka, 17 vjeç dhe Fadil Gallo, 16 vjeç, të cilët bënin pjesë në ekipin e mundjes së qytetit, kishin shkuar në këtë fshat për të kryer fazën përgatitore fizike në terren të pjerrët. Terreni që kanë zgjedhur për t'u stërvitur mundësit e rinj ka qenë pranë rezervuarit të këtij fshati. Në përfundim të stërvitjes, të lodhur dhe të djersitur, ata janë zhveshur dhe janë futur në rezervuar për t'u larë. Në momentin që kanë rënë në kontakt me ujin kanë pësuar shqetësime në zemër dhe kanë mbetur në ujë pa lëvizur. Për të kryer stërvitje në terren kishte shkuar dhe një sportist tjetër, që merrej me ngritjen e peshave të lehta, kampioni i vendit, Eduart Kasemi. Kur ai ka për këtë skenë, që tre kolegët e tij po mbyteshin, është hedhur menjëherë në rezervuar dhe ka bërë të mundur të ndihmojë shokët e tij të një sporti tjetër, duke i nxjerrë nga uji. Pas kësaj tre mundësit janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore. Bëhet e ditur se të tre sportistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. d.xh.