Turp Shqipëri!
• Brizida Gjikondi
Quhej Flavio, ish tre vjeç,
nëna e tij quhej Liljana, kishte një tjetër Flavio në bark... të tre i dogji e i përpiu Gërdeci shqiptar. Ja ky është atdheu im, përmes kaltërsish, Shqipëria ime ja ku është. U bënë të 7-at e tyre dhe të të gjithë ndërgjegjeve tona bashkërisht. U bënë kohë, shekuj që ne të nëmur nga vetvetja rrotullohemi si ortek nga tragjedia në tragjedi, e kjo e Gërdecit s’ishte gjë tjetër veç riciklim i vetëvrasjes sonë progresive. Dhimbje, heshtje, mpirje, meditim e së fundmi imunitet ndaj katrahurave në vijimësi. Tashmë shpirti po na fosilizohet, tashmë të gjithë, si satrapi dhe viktima qajnë e akuzojnë njësoj. Presidenti dhe Kryeministri i shqiptarëve luajnë melodramën e radhës. Të gjithë shtetarët më të lartë në paketë janë organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës, ndaj pozat artistike të kryeprokurores Rama kundrejt konsumimit të neneve 26, 28, 50/dh etj., të Kodit Penal dhe Kodit Moral të shqiptarëve janë mjerane. Paaftësia e saj qoftë e qëllimshme a instiktive rigjenerojnë vrasjen e shpresës ndër shqiptarë. Gjithkush pavarësisht në është jurist a jo, kupton se veprat penale dhe konsumuesit e saj në rastin e Gërdecit, janë të shumtë dhe flagrantë, ndaj përtacia e Prokurorisë në të vepruarit me dinamizëm sipas procedurave të përcaktuara qartë me ligj bien erë imoralitet. Gërdeci është i vogël si sipërfaqe por aty u konsumuan vepra penale nga më të cilësuarat në legjislacionin shqiptar dhe atë kombëtar si vrasja, shkatërrimi i pronës, shfrytëzimi i të miturve, trafikimi i armëve, vjedhja e pasurisë kombëtare, vepra penale në lidhje me taksat dhe tatimet, vepra penale kundër mjedisit e të tjera e të tjera. E ndërkohë që gëlon Gërdeci nga zjarret e varret e bashkë me të dhe Shqipëria, Kryeministri dhe buratinoja i tij Presidenti, s’dinë gjë. S’di gjë dhe cinikja Jozefinë, përkundrazi mbas afro 3 vjetësh në pushtet ajo dhe ata përfitojnë nga rasti të reformojnë shtetin e tyre, mbas afro tre vjetësh ata kujtohen se ka faj SHIU e SHISH që s’përgjonin seç bëhej në Gërdec. Turp! Siç rezulton me prova, zoti Topi, zoti Berisha, zoti Mediu, zonja Topalli kanë qenë pjesë aktive të çdo procedure që kishte të bënte me ngritjen e infrastrukturës e hartimit dhe aprovimit të një ligji skandaloz ku i njihej e drejta shoqërive tregtare për të ndihmuar shtetin në fushën e armatimit, variant i njohur ky tashmë i ligjeve të konceptuara me rekomandim ku më pas veç iu vihet këtyre shoqërive mafioze dhe iniciuesve të këtyre ligjeve emri SAC etj., Turp! Si guxojnë këta shtetarë që pasi na vrasin, presin, na përdhosin intelektin, fyejnë të shkuarën, të tashmen, të ardhmen. Të gjithë ne shohim, kuptojmë, mendojmë, analizojmë. Nuk do doja të merresha në tërësi me çështjen “Gërdec”, nuk do doja të gjëmoja gurët e ndotur të hedhur në lumin e radhës nga zoti Berisha. Gjithçka është flagrante, shteti i shqiptarëve i vret shtetarët e vet pa dallim moshe dhe për lekë. Shteti i shqiptarëve i vret, i verbon e i shurdhon shtetarët e vet, i vret çdo ditë nga pak dhe nga shumë. I vret, i mashtron, bën sikur i qan, e i hedh lekë për t’iu blerë apatinë dhe inekzistencën. Por ky s’është shtet, pasi në krye të shtetit s’mund të jetë Sali Delijorgji dhe Bamir Pinari. Ky s’është shteti ekzekutiv, por as shteti i së drejtës pasi zonjës Rama çdo pozë, model flokësh a këmishë e zbërthyer mund t’i rrijë mirë por kurrsesi kostumi i hirtë i Kryeprokurorit të Shqipërisë. Mars 2008, quhej Flavio, lindi kur Berisha fitoi me “duart e tij të pastra”, s’i bëri dot 4 vjeç. Turp Shqipëri!