Spoti antikorrupsion i Berishës, qeveria vodhi të drejtën e autorit
Spoti televiziv është kopjuar nga fushata presidenciale në Argjentinë. Kompania “RECREAR”, krijuesja e spotit, akuzon për vjedhje qeverinë shqiptare
Shaban Sulçe
Qeveria dhe kryeministri Berisha do të përballen me skandalin e tyre të radhës. Ky i fundit prej disa ditësh po shfaqet në ekranet e televizioneve, duke premtuar luftë ndaj korrupsionit me anë të një spoti televiziv, i cili në të vërtetë rezulton të jetë i kopjuar dhe me shkelje të rënda të së drejtës së autorit. Skandali i radhës i kryeministrit Berisha sërish i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, pasi në këtë rast Berisha dhe qeveria e tij duhet të përballen me akuzat për vjedhje të së drejtës së autorit të kompanisë argjentinase “RECREAR”, e cila rezulton të ketë ideuar dhe shfaqur një spot të ngjashëm dy vite më parë.
Në këtë mënyrë, Berisha dhe qeveria e tij kanë dalë sërish “blof” përpara shqiptarëve, pikërisht për një çështje shumë jetike, siç është lufta kundër korrupsionit, të cilën PD-ja e përdori edhe në zgjedhjet e vitit 2005, për të ardhur në pushtet.
Ndërsa pikërisht në këtë spot Berisha u bën premton sërish shqiptarëve për të luftuar korrupsionin, madje duke i ftuar edhe të kontribuojnë në këtë drejtim, ai dhe qeveria e tij kryejnë një tjetër akt korruptues, duke vjedhur të drejtat e autorit.
Spoti
Spoti publicitar i kopjuar nga kryeministri Berisha dhe që ka fituar çmimin “Luani i argjendtë” në Festivalin e Kanës, në të vërtetë u ideua dhe u përgatit me qëllim promovimin e Rikardo Hipolito Lopez Merfit, njeriut që ka synuar 2 herë selinë presidenciale të Argjentinës, në vitin 2003 dhe në vitin 2006. Ky spot u ideua dhe u përgatit nga kompania publicitare argjentinase “RECREAR”, e cila tashmë e akuzon qeverinë shqiptare për dhunim dhe vjedhje të së drejtës së autorit. Në fakt kandidati për president të Argjentinës nuk është se përfitoi shumë nga spoti elektoral. Nga 16.3% të votave që parashikonin sondazhet parazgjedhore për kandidatin Merfi të merrte në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë në vitin 2006, ai arriti të marrë vetëm 1% të votave të popullit argjentinas. Megjithatë, spoti televiziv rezultoi i suksesshëm, pasi në vitin 2006, kompania “RECREAR” fitoi çmimin “Luani i argjendtë” në Festivalin e Kanës.
Abuzimet
Për krijimin e një spoti televiziv, ku premtohej angazhimi i kryeministrit Berisha në luftën ndaj korrupsionit, qeveria krijoi një vit më parë një grup të posaçëm pune. Madje u akordua edhe një fond i konsiderueshëm parash, të cilat do të shpenzoheshin për përgatitjen e një spoti që do të përçonte te audienca mesazhin antikorrupsion të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha. Por, me sa duket, grupi i punës, përfshirë edhe vetë qeverinë, i kanë rënë për shkurt, duke mos krijuar një gjë të re, por duke kopjuar një spot televiziv, me përmbajtje antikorrupsion, që ishte shfaqur 2 vjet më parë në Argjentinë. Përveçse nuk dihet se si dhe ku do kenë përfunduar paratë që u akorduan për përgatitjen e këtij spoti, qeveria realizoi një tjetër abuzim, duke vjedhur të drejtat e autorit dhe duke e bërë atë pa lidhur kontratë, apo pa marrë leje nga ideuesit e këtij spoti. Tashmë kompania “RECREAR” pritet të kërkojë një dëmshpërblim të majmë për këtë vjedhje korruptive të qeverisë shqiptare, një vjedhje që ajo e ka bërë me “qëllimin” për të luftuar korrupsionin.
Spoti televiziv në të cilin paraqiten deklaratat e kryeministrit Berisha po transmetohet prej disa ditësh në ekranet e Televizionit Publik dhe në televizione të tjera. Ai zgjat 240 sekonda, por edhe sot e kësaj dite, as qeveria shqiptare dhe as KKRT-ja, që ka detyrimin ligjor të kontrollit, nuk kanë zbardhur ndonjë kontratë me studion argjentinase “RECREAR”, e cila pretendon t’i jetë shkelur e drejta e autorit.
4 Shtator 2008