Shtyhet sërish gjyqi për bandën e Lushnjës
Autori i Lajmit: red.
Vazhdon të shtyhet procesi gjyqësore për të pandehurit e Bandës së Lushnjës. Shkak, u bë mungesa e një prej avokatëve i cili kishte vënë në dijeni trupin gjykues për shkak të një fatkeqësie familjare. Dështimi i radhës dhe shtyrjet e vazhdueshme po kthehen në pengesë dhe po e bëjnë shumë të vështirë zhvillim e rregullt të procesit gjyqësor. Duket sikur këto shtyrje bëhen në mënyrë të qëllimshme nga mbrojtja, e cila e ka kthyer tashmë në një strategji. Ku nëpërmjet skadimit të afateve të paraburgimit mund të arrihet lirimi i të pandehurve. Por një tjetër problem është edhe me dëshmitarët. Dëshmitarët e radhës që duhet të jepnin dëshminë e tyre në seancë e djeshme, e kanë për herët të nëntë që vijnë në gjykatë nga qyteti i Lushnjës. Të pandehurit e Bandë së Lushnjës akuzohen për vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve luftarake, organizatë kriminale. Zanafilla e bandës së ashtuquajtur "Banda e Lushnjës" nis aty nga viti 1997.
Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni. Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend të këtij të fundit, një shok i tyre Genci Kashari.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009