Soares: "Glover e mandatuar nga Asambleja e OSBE-së"
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE Zhoao Soares ka deklaruar dje në Tiranë se misioni i vëzhgimit me në krye ambasadoren britanike Odri Glover është në përputhje me mandatin e Asamblesë për monitorim të zgjedhjeve parlamentare në vendet anëtare të OSBE-së dhe në përgjigje të ftesës së qeverisë shqiptare. Presidenti Soares në një takim kokë më kokë në Ministrinë e Jashtëme informoi ministrin Basha se, “misionin e vëzhgimit është në përputhje me mandatin e Asamblesë për monitorim të zgjedhjeve parlamentare në vendet anëtare të OSBE-së dhe në përgjigje të ftesës së Qeverisë shqiptare për dërgimin e një numri sa më të madh vëzhguesish ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Asambleja Parlamentare do të dërgojë së shpejti në Shqipëri misionin e saj të vëzhgimit”, tha Zhoao Soares. Ministri Basha falenderoi në emër të Qeverisë për gatishmërinë e treguar nga Asambleja Parlamentare dhe parlamentet e vendeve anëtare për dërgimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend dhe siguroi për bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare me këtë mision. Soares i kushtoi vëmendje të veçantë kërkesës së Shqipërisë për të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së në vitin 2012 dhe vlerësoi rëndësinë e këtij hapi për vetë Shqipërinë dhe për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Takimi me Topin
Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE Zhoao Soares, ka pasë një takim edhe me Presidentin Bamir Topi, ku zgjedhjet kanë qënë tema kryesore e bisedës së zhvilluar mes dy personaliteteve. Presidenti shqiptar shfrytëzoi takimin për tu bërë apel qytetarëve të pajisen më karta identiteti. Ai i theksoi kreut të OSBE-së rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për Shqipërinë. Presidenti i Asamblesë së OSBE i bëri të ditur kreut të shtetit shqiptar se është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në vend, pasi informacionet i merr nga përfaqësia e OSBE në Tiranë. Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi në takim se “zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë pas antarësimit në NATO. Inkurajimi i qytetarëve për të aplikuar për marrjen e kartave të identitetit, është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për t i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, por edhe për t u identifikuar e përfituar shërbime të tjera”, tha Topi. Duke vërejtur se zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë pas antarësimit në NATO, Presidenti i Republikës shprehu bindjen “se zgjedhjet e 28 qershorit do jenë një hap i ri i mëtejshëm i Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane”. Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së vuri në dukje se Shqipëria ka arritur të përmirësojë rregullat demokratike. “Organizata jonë, tha Soares i ndjek me shumë vëmendje të gjitha proceset në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit Bosh. Ai e inkurajoi Presidentin shqiptar edhe për perpjekjet që ka bërë për moscënimin e pavarësisë së gjyqësorit. “E admiroj shumë rolin që po luani si President i Republikës dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili shprehu vlerësimin në mënyrë të veçantë për rolin që Kryetari i Shtetit ka luajtur e do vazhdojë të luajë për pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Topi në emër të shtetit shqiptar vlerësoi kontributin e OSBE-së, i cili edhe në të kaluarën ka qenë mjaft i rëndësishëm për forcimin e institucioneve në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009