S’ka më grurë dhe miell nga Serbia!

Kosova ka importuar nga Serbia hiq më pak se 9500 tonë grurë gjatë dy muajve të parë të këtij viti. E gjithë kjo sasi dyshohet se mund të jetë e dëmshme për konsum. Gruri nga Serbia ka gjasë të përmbajë përqendrim të rritur të metaleve të rënda.
Derisa gjithçka të sqarohet, institucionet e Kosovës janë duke marrë masa për ndalimin e importit të miellit dhe grurit nga Serbia.
Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka thënë për gazetën “Tribuna” se të mërkurën kanë dhënë urdhër që të gjitha ngarkesat me miell dhe grurë që vijnë nga ky shtet të ndalohen në kufij, deri në marrjen e rezultateve të analizave. /Indeksonline/