Stabaeku mendonte për Kopenhagenin që para ndeshjes me Tiranën
Stabaeku fitoi ndaj Tiranës lehtësisht me rezultatin e thellë 4-0 dhe një fitore e tillë ishte parashikuar mjaft mirë nga kampionët norvegjezë, të cilët kishin filluar që para se të ndesheshin me bardheblutë të mendonin për kundërshtarin e radhës në Champions, FC Kopenhagenin. Madje ata kishin shkuar deri atje sa të bënin dhe organizimet me këtë rast, për një përballje dinjitoze ndaj kampionëve të Danimarkës. Stabaeku e pati mjaft të lehtë fitoren ndaj Tiranës, gjë që në fushë u duk më shumë si një seancë stërvitore. Në fund të takimit ata nxituan t’ia dedikonin suksesit mesfushorit Kristian Keller, që nuk do të jetë më me ta sezonin e ardhshëm, teksa e gjithë vëmendja e drejtuesve është e përqendruar te dueli i parë me danezët më 29 korrik. Për ta Tirana ishte thjesht një pengesë e parëndësishme.