Rugova emëron Bajram Kosumin, Kryeministër të Kosovës
19/03/2005 Javën tjetër parlamenti shqyrton kandidaturën
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka lajmëruar si zëvendës të Haradinajt e Kryeministrër të Kosovës, Bajram Kosumin, menjëherë pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tashmë përballet me akuzat për krime lufte në Hagë. Autoritetet e OKB në Prishtinë, me padurim presin të shohin qeverinë e re në vend, pas shqetësimeve që dolën pah pas nisjes se Haradinaj në 9 mars shqetësim që la një vakuum në një kohë kyçe për mbrojtjen e Ballkanit. Rugova tha se i kishte kërkuar ministrit të mjedisit, Bajram Kosumi, deputet i partisë së Haradinaj të drejtonte qeverinë e re në koalicionin ekzistues. "Vendosa të emëroj Bajram Kosumin si kryeministër dhe e propozoj kandidaturën e tij për miratim në parlament", u tha Rugova gazetarëve menjëherë pas një takimi me kryeadministratorin e OKB në Kosovë, Jesen Soren Petersen. Parlamenti me maxhorancë shqiptare pritet ta votojë javën e ardhshme 45 vjeçarin, ish student aktivist dhe gazetar. Kanë mbetur vetëm tre muaj përpara se Këshilli i Sigurimit i OKB të vendosë nëse Kosova ka bërë progres të mjaftueshëm në sigurimin dhe në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe të fillojë bisedimet pas kërkesës së maxhorancës prej 90 % shqiptare për pavarsinë nga Serbia. Perëndimi ka deklaruar se bisedimet e ndërprera, pas përleshjeve të 17- 18 marsit ku u vranë 19 persona dhe qindra shtëpi u shkatërruan, mund të nisin në muajin shtator.