Standardi i munguar i rinumërimit
Blendi Kajsiu
Kolegji Zgjedhor përfundimisht hodhi poshtë të gjitha kërkesat për rinumërim të votave nga subjekte të ndryshme elektorale dhe sidomos nga Partia Socialiste. Ky vendim nuk vendos ndonjë standard më të ri dhe as më të lartë për zgjedhjet shqiptare. Përkundrazi. Nuk është hera e parë që kërkesa për rinumërin hidhen poshtë. Edhe pse teorikisht të gjithë duhet të ishin të interesuar për rinumërimin, pasi të gjithë aktorët dhe faktorët politikë thonë se duan të zbardhet sa më mirë vullneti i elektoratit. Një nga mënyrat se si mund të arrihet kjo është duke i lejuar çdo subjekti t’i rinumërohet vota aty ku ka dyshime. Pikërisht për këtë arsye në vend që t’ia mohonte rinumërimin të gjithëve Kolegji Zgjedhor duhet të kish bërë krejt të kundërtën; duhet t’ua lejonte të gjithëve rinumërimin.
Në rastin konkret, të interesuar për rinumërim duhet të ishin edhe PD-ja, LSI-ja, partitë e vogla si dhe i gjithë elektorati shqiptar. PD-ja do duhej të ishte e interesuar për rinumërim pasi ajo pretendon se akuzat e Edi Ramës nuk janë veçse alibitë që ai përdor për të mos pranuar humbjen. Atëherë ku ka më mirë sesa t’i lejosh PS-së rinumërimin për të demaskuar pretendimet e saj të pabaza? Aq më tepër që në rastin konkret edhe në ëndrrat më të çartura të saj koalicioni i PS-së nga rinumërimi do mbetej përsëri në opozitë, sidomos pas marrëveshjes PD-LSI. Për të njëjtat arsye PS-ja do duhej të ishte e interesuar për çdo rinumërim që kërkohej nga PD-ja apo parti të vogla, që shpesh e kanë akuzuar atë për vjedhje vote gjatë numërimit. Nëpërmjet rinumërimit edhe PS-ja do tregonte që nuk i ka vjedhur votën askujt, askund. Akoma më e interesuar për rinumërim do duhej të ishte LSI-ja, e cila pretendon se vota e saj është vjedhur thellë nga PS-ja. Të interesuara për rinumërim duhej të ishin edhe partitë e vogla të tipit Poli i Lirisë, që në mungesë të komisionarëve dhe burimeve njerëzore nuk kishin mundësi të ruanin votën e tyre. Së fundmi, të interesuar për rinumërim do duhej të ishin të gjithë votuesit shqiptarë, pasi në këtë mënyrë eliminohej një herë e përgjithmonë vullneti i mbrapshtë i komisionarëve, që manipulojnë procesin e numërimit, hallka e fundit problematike e procesit tonë zgjedhor. Nëse çdo subjekt zgjedhor ka mundësinë e rinumërimit nëpërmjet kolegjit zgjedhor atëherë vetë komisionarët partiakë dhe partitë politike nuk kanë asnjë arsye për t’i keqnumëruar votat. Për të gjitha këto arsye Kolegji Zgjedhor në vend që t’ua mohonte të gjithëve duhet t’ua kish lejuar të gjithëve rinumërimin. Në këtë mënyrë do ish vendosur një standard’ që nuk e ka pasur asnjë proces i mëparshëm zgjedhor.
Kjo nuk do të thotë që vendimi i Kolegjit kundër rinumërimit ka ndryshuar në thelb vullnetin e elektoratit, pasi edhe sikur të gjitha pretendimet e PS-së për mandate të vjedhura të vërtetoheshin pas marrëveshjes PD-LSI, koalicioni i PS-së përsëri nuk do ishte fitues. Për këtë Rama do ia vinte fajin ’tradhtarit Meta’, por edhe pas rinumërimit kjo akuzë sado të përsëritej nuk do mund të fshihte dështimin e Ramës për t’i fituar zgjedhjet i vetëm, ashtu siç pretendoi dhe veproi para dhe gjatë fushatës. Ama me këtë vendim Kolegji Zgjedhor ka forcuar alibinë e Ramës se zgjedhjet ia vodhën dhe nuk i humbi, duke e komplikuar kështu luftën brenda PS-së çka do rezultojë në një opozitë të dobët dhe herë-herë qesharake. Me vendimin e tij kundër rinumërimit Kolegji Zgjedhor humbi gjithashtu shansin për të eliminuar çdo hije dyshimi mbi procesin e numërimit, hallkën e fundit problematike të zgjedhjeve tona. Rinumërimi do kish qenë standardi i fundit, që do i kish transformuar zgjedhjet e 28 qershorit nga zgjedhjet më të mira të bëra në 15 vitet e fundit, thjesht në zgjedhjet më të mira.