Skela mes më të mirëve të Evropës këtë javë

Ervin Skela është një nga lojtarët që kandidojnë për t'u zgjedhur në 11-tëshin më të mirë evropian për javën e kaluar në të përditshmen italiane "Gazzetta dello Sport". Pas dy golave kundër Hertës, kjo gazetë e ka futur edhe emrin e Ervin Skelës përkrah lojtarëve si K.Ronaldo, Fabregas, Zherard për sa i përket rolit të mesfushorit ofensiv. Nëpërmjet uebsajtit të saj kjo e përditshme iu ka vënë në dispozicion tifozëve qw nëpërmjet votimit në forumin e uebsajtit tw saj të votojnë për: portierin më të mirë tw javës nw Evropw, pwr mbrojtësin më të mirë, pwr mesfushorin më të mirë dhe për sulmuesin më të mirë. Deri dje në mbrëmje mesfushori shqiptar kishte marrë 3.8 % të votave si fantazisti më i mirë i javës në Evropë dhe renditej në vendin e katërt pas K.Ronaldos me 71%, Fabregas 10.3% dhe Zherard me 7.7%. Megjithatë ai ka lënë mbrapa emra të njohur si Tinga i Borusias së Dortmundit (2.6%), Guti i Realit të Madridit 2.4% dhe But i Njukastëllit me (1.5%. Mesfushori shqiptar që luan te Kotbusi u rendit në 11-tëshim më të mirë të javës së kaluar në median gjermane dhe u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes Kotnus-Herta 2-1.
Bogdani
Drejtori sportiv i Kievos, Xhovani Sartori ka bërë të ditur se gjatë merkatos së janarit Palermo kishte kërkuar të blinte kartonin e Erjon Bogdanit. "Bogdanin do ta rimarrim në fund të sezonit. Në janar na e kërkoi Palermo, por ne mendojmë se ai është një lojtar që na duhet, ndaj nuk kemi ndërmend të privohemi prej tij", ka thënë Sartori.
Jetmir Halilaj, Panorama Sport