DPM: Taksimetrat duhet të plotësojnë kërkesat teknike metrologjike-ligjore
Subjektet e licencuara për shërbimin taksi, që do të pajisen me taksimetër, duhet të sigurojnë dhe montojnë në automjetin e tyre aparatin përkatës, i cili plotëson kërkesat teknike-metrologjike ligjore. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë bënë të ditur se " taksimetrat që do të vendosen në automjetet taksi të licencuara për shërbim në qytetin e Tiranës duhet që gjatë instalimit të taksimetrit të vendosin në memorien e taksimetrit tarifat konform vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës".
Sipas burimeve të mësipërme, pas instalimit dhe vendosjes së tarifave në memorien e taksimetrit, duhet kryer vulosja (plumbosja) përkatëse dhe subjektit të shërbimit taksi t'i lëshohet dokumentacioni përkatës, përfshirë dhe kartelën e taksimetrit të plotësuar rregullisht në të gjitha zërat e saj. Të njëjtat burime bënë të ditur se DPM nuk do të pranojë për verifikim asnjë taksimetër, që nuk ka të regjistruara në memorie tarifat e miratura. Mësohet se tipet e miratuara të taksimetrave që lejohen të hidhen në tregun shqiptar dhe të vihen në përdorim deri tani janë, taksimetër bullgar tip "Taxi Elite LG", taksimetër bullgar tip "Emtax-100", dhe taksimetër italian tip"Digitex F3 Plus", ndërkohë që çdo aparat i tillë duhet të ketë memorie me të dhënat në gjuhen shqipe dhe duhet të jetë i pajisur me printer.