Raporti i OSBE-se Wolfarth Shmangni ngercet e reja

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wolfarth nuk e sheh me optimizëm të ardhmen e zhvillimeve politike në Shqipëri. Duke marrë në konsideratë zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012 dhe një ashpërsim të mundshëm të debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, ai vlerëson se dritarja e mundësive për reforma është e vogël. Qëndrimet e tij ambasadori Wolfarth i paraqiti në raportin vjetor për Shqipërinë përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë.
Në raport theksohet se nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Sipas ambasadori Wolfarth mesazhi është i thjeshtë: "Mjaft kohë është humbur deri tani!”.
“Nëse vërtet doni t’u tregoni shqiptarëve dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave”-tha Wolfarth.
Sipas raportit, viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë - në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik. “Çështja është shumë e thjeshtë. Zgjidh e merr!”, thekson Wolfarth.
Raporti vë ne dukje se ngërçi politik mbajti të bllokuar axhendën e reformave, dhe se rrjedha normale e punës në Kuvend u pengua, dhe për pasojë nuk u miratua asnjë prej ligjeve që kërkon shumicë të cilësuar prej tre të pestash. Referuar bojkotit parlamentar të opozitës, në raport vlerësohet se Partia Socialiste nuk arriti të kryente detyrën e saj kushtetuese për të kqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur për zgjedhjet për qeverinë vendore.
Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, në raport thuhet se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tani duhet të shndërrohen në një reformë të suksesshme zgjedhore.
“Një reformë e plotë duhet të jetë e konsultuar gjerësisht, e panxituar; dhe sa më konsensuale. Nëse palët duan zgjedhje sipas standardeve duhet ta fillojnë reformën që tani, ose përndryshe të përballen me rrezikun e një dështimi tjetër”-theksoi ai.
Në raport theksohet gjithashtu se pavarësia e institucioneve shtetërore dhe e gjyqësorit ka nevojë të përforcohet edhe më tej, pasi sistemit të drejtësisë i mungon aktualisht transparenca, përgjegjshmëria dhe efiçenca e mjaftueshme.
“Autoritetet e sistemit të drejtësisë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar zhvillimin dhe përmbylljen në afate të arsyeshme të seancave gjyqësore”-u shpreh Wolfarth.
Sa i përket reformës së pronës, theksohet se investimet dhe huamarrja private dhe publike vazhdojnë të pengohen për shkak se jo në të gjitha rastet mund të garantohet pronësia në të gjitha hallkat e sistemit.
“Këto çështje do të mbeten të pazgjidhura derisa të ketë më shumë progres në zhvillimin e një strategjie të plotë për reformën e pronës”-tha ai.
Raporti vlerëson disa arritje pozitive në luftën kundër korrupsionit por vë në dukje se megjithatë, ndjekja e zyrtarëve të lartë shtetërore të akuzuar për korrupsion vazhdon të mbetet një problem, për zgjidhjen e të cilit nuk ndihmon as mosndjekja e këtyre rasteve nga Prokuroria.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e premte , 09 shtator 2011 )