E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan në Fier: Projekte në ndihmë të komuniteteve në fusha jetësore

Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan gjatë vizitës sot në qytetin e Fierit, premtoi vazhdimin e financimeve për projekte të tjera në ndihmë të komunitetit. Ai vizitoi ish uzinën e Azotikut, ku me fondet grant të KE-së, me vlerë 1,54 milionë euro u bë e mundur groposja e arsenikut, që gjendej në të. Ambasadori i KE-së, Lohan vlerësoi punën e bërë për izolimin e lëndës helmuese të 1.100 tonë  Bsenik, në një "varezë", me sipërfaqe prej 15000 metra katrore, me thellësi 2.5 metra. Duke përgëzuar autoritetet lokale për punën e bërë, Ambasadori Lohan tha se "do të ketë edhe të tjera projekte në ndihmë të komuniteteve edhe në fusha të tjera jetësore, me mbështetjen edhe të komunitetit dhe Qeverisjes Vendore”. Prefekti Shahin Dedaj pasi falenderoi për ndihmen e çmuar që KE dha për groposjen e arsenikut, një lëndë më rrezikshmëri të lartë, e informoi Ambasadorin Lohan edhe për rrezikun që mbart industria e prapambetur e sektorit të naftës për mjedisin. Ambasadori i KE-së, Lohan ka nisur sot një udhëtim 4-ditor, ku do të inspektojë relizimin e projekteve me financimet e KE-së në jug të Shqipërisë. Pas Fierit, ai do të udhëtojë për në Vlorë, e më tej, në Gjirokastër dhe Sarandë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›