E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika e MASH Braktisin shkollen 0.4 e nxenesve

Braktisja e shkollës dhe analfabetizmi vazhdojnë të jenë ekzistuese në shoqërinë shqiptare. Ndonëse jo  të theksuara , krahasur me vitet e mëparshme,  ato janë në fokus të shqetësimeve që ngrejnë herë pas here arsimitarët.  Nga statistikat më të fundit që disponon ministria e Arsimit, braktisja nga arsimi i detyruar 9- vjeçar shkon në 0.4%, ndërkohë që  ata që vazhdojnë të mos frekuentojnë këtë sistem janë  fëmijët e komunitet rom e egjiptianë të cilët nuk janë të rregjistruar pranë njësive vendore.

“Shifrat e para kanë qenë relativisht rëngjethëse, të mëdhaja, edhe më shumë se sa 1% e nxënësve rezultonin braktisës. Në vitin e kaluar shkollor rezultonte 0.4% e nxënësve braktisës”- thotë drejtor i i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu.

Ndërsa përsa i përket analfabetizimit arsimtarët thonë se janë ngritur disa klasa në qytetet kryesore, si Tirana, Shkodra, Durrësi, Korça e Gjirokastra të cilat trajtojnë fëmijët që kanë probleme në të kuptuarin e programit mësimor.

“Ne duhet të mos kemi analfabetë, të paktën në moshën e pranueshme që mund të bëjnë shkollë. Në shkollat në Tiranë, Elbasan, Korçë e Berat është një numër I konsiderueshëm. Janë dy klasa për secilin rreth me nga 40 vetë”- tha Vejsiu.

Por krahas fëmijëve romë dhe egjiptianë që braktisin shkollën për arsye ekonomike  sipas arsyeve që rendisin specialistët, një grup tjetër janë dhe fëmjët e familjeve të ngujuara, të cilët si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes janë të detyruar të mos shkojnë kurrë në shkollë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›