Seseri ne kuvend thyen bojkotin per te shpetuar mandatin

Deputetja socialiste Rudina Seseri ka surprizuar në seancën e fundit parlamentare, kur ka thyer bojkotin e selisë rozë. Arsyeja nuk ka qenë një mosbindje ndaj direktivave të kësaj partie, por mbrojtja e mandatit të saj.
Deputetja e qarkut të Durrësit, për 6 muaj rresht nuk ferkuentonte kuvendin pasi ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga kolegët e saj, të cilët bojkotin e rivendosën pas 8 majit.
Sipas Kodit Zgjedhor dhe rregullores së brendshme kuvendore, nëse nuk paraqitej dhe në këtë seancë, zonjës Seseri i digjej mandati.
Ndonëse e ulur në fund të sallës, larg kamerave, prania e deputetes socialiste është njoftuar nga kryetarja e kuvendit, e cila i ka uruar mirëseardhjen.
Legjislativi rifillon punimet në shtator, muaj kur PS ka njoftuar se do të thyejë bojkotin dhe do marrë pjesë aktivisht në jetën parlamentare.