Statistikat, 52 për qind e turistëve që hyjnë në Shqipëri për biznes
Vetëm 14 për qind e vizitorëve vijnë për qejf
uhet të shtrihet në të gjithë vendin duke u shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, duke përfituar edhe nga sipërfaqja e vogël e vendit, me qëllim që fitimet nga ky sektor të prekeshin nga të gjitha zonat dhe shtresat e popullsisë.
Sa shpenzojnë turistët
Të vish në Shqipëri do të thotë të shpenzosh edhe para. Nga anketimi rezulton se mesatarja që një turist shpenzon për të udhëtuar drejt vendit tonë është 1.118 euro, ndërkohë që shifra totale që shpenzojnë turistët në harkun e një viti është 1.1 miliardë euro. Italianët që janë edhe vizitorët më të shpeshtë të Shqipërisë, shpenzojnë mesatarisht 660 euro për udhëtim. Ndërsa vizitorët që vijnë jashtë vendeve të BE-së, ka rezultuar prej anketimit se shpenzojnë më shumë, rreth 1.400 euro për udhëtim, ose 300 euro në ditë. Por shumicën e shpenzimeve të kësaj kategorie e zënë kostot e larta të udhëtimit për në Shqipëri. “Vizitorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro në ditë për udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri; ata marrin pjesë në veprimtari që zhvillohen në mjedise të hapura, si dhe e vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit”, - thuhet në raport. Të intervistuarit janë pyetur edhe lidhur me gatishmërinë e tyre për të paguar shuma shtesë që do të shkonin për buxhetin e qeverisë shqiptare, në mënyrë që ajo të investojë në natyrë dhe kulturë. Mesatarisht, ata thanë se, “janë gati të paguajnë deri në 95 euro shtesë për një investim të tillë” - një shifër kjo që do të përkthehej në një vlerë të përllogaritur afro 300 milionë euro në vit për investime në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të vendit.
BOX///////////////////////////////////////
Ministria e Mjedisit: “Plazhet, sipas standardeve të OBSH-së”
Plazhet tona janë përgjithësisht të pastra. Apelin për pushuesit e ka lëshuar ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, por nga ana tjetër kujton se të gjithë janë faktorë dhe aktorë në mbrojtjen e mjedisit. Burime nga kjo Ministri thanë se "nga monitorimi i 72 stacioneve përgjatë gjatësisë bregdetare nga Velipoja në Sarandë, vetëm 11 prej tyre nuk plotësojnë normat e kërkuara nga OBSH". Kontrolli u përqendrua në cilësinë e ujërave të plazheve. Nga të dhënat rezulton se zonat tradicionale të plazheve, si bregdeti i Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, rezulton me 40-60 koloni për 100 mililitër ujë, që do të thotë afërsisht 6-7 herë me mirë se norma e lejuar nga OBSH-ja. Tregues të mirë të plazheve janë evidentuar edhe për Shëngjinin dhe veçanërisht për zonën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë. Zonat që rezultojnë të ndotura, sipas këtij kontrolli, janë ato te Shkëmbi i Kavajës, grykëderdhja e lumit Erzen, zona e Marinës në Vlorë, një fragment në Porto Romano (Durrës), zona e Semanit etj.
Të tjerë/////////////////////////////
Nis strategjia për turizmin në Shqipëri
Grupi “M.A. Kharafi” ka krijuar një kompani investimi të pavarur mikpritjeje, turizmi dhe pasurie të paluajtshme me bazë në Gjenevë të Zvicrës, me emrin “Sovereign Hospitality Holdings”. Kompania e re ka zyra rajonale në Afrikën e Jugut dhe Egjipt dhe synon të zgjerohet nëpërmjet blerjeve strategjike, financimit dhe zhvillimit të pasurive në industrinë e hotelerisë, pasurisë së paluajtshme dhe turizmit në Shqipëri dhe kudo në botë. “Sovereign Hospitality Holdings” ka deri tani aktive të integruara me vlerë 800 milionë dollarë dhe është pjesë e “M.A Kharafi Group”, e renditur si një prej 500 kompanive të revistës “Fortune 500”, e regjistruar në Kuvajt me një qarkullim vjetor prej 4 miliardë dollarë. “M.A. Kharafi Group” vepron në 25 shtete, duke punësuar më shumë se 100 mijë punonjës në gjithë botën. Portofoli ekzistues i “Sovereign Hospitality Holdings” konsiston në 21 hotele dhe resorte me më shumë se 4 mijë dhoma, të cilat i zotëron dhe administron në Egjipt, Afrikën e Jugut, Gambia, Siri, Liban dhe Shqipëri. Projekte të tjera janë në zhvillim në Libi, Senegal, Etiopi dhe Mauritani. “Sovereign Hospitality Holdings” po kërkon të zgjerojë shtrirjen gjeografike të hoteleve të tij, resorteve dhe portofolit të pasurive të paluajtshme, si në tregjet në zhvillim ashtu dhe në ato të zhvilluara. Kjo do të arrihet përmes një kombinimi të zhvillimit organik dhe portofolave të blerjeve të reja, që do të financohen dhe më pas do të menaxhohen në mënyrë aktive. Portofoli do të rritet ndjeshëm me përfundimin e 11 njësive të tjera unike mikpritëse, që do të shtojnë 1.800 dhoma të tjera, duke arritur një total prej 5.800 dhoma gjatë tre viteve të ardhshme, në një numër total prej 32 hotelesh në 10 shtete. Përveç pronësisë dhe menaxhimit të hoteleve të veta “Sovereign Hospitality Holdings” ka marrëveshje menaxhimi me një sërë kompanish të mirënjohura të menaxhimit të hoteleve, duke përfshirë “Four Seasons Hotels & Resorts”, “InterContinental Hotels Group”, “Hyatt International”, “Rotana Hotels and Resorts”, “Starwood Hotels and Resorts” dhe “Six Senses Spa”.
Turizmi në rajon, Mal i Zi në periudhën e “parajsës” ekonomike
Rritje e lartë ekonomike dhe fluks i lartë investimesh të huaja janë shenjat më të dukshme të një zhvillimi të vrullshëm, që po gëzon Malin e Zi, që prej kohës që banorët e tij vendosën me referendum që preferonin të ishin një shtet i pavarur nga Serbia (dy vjet më parë). Investimet e Huaja Direkte në vitin 2007 ishin 900 milionë euro dhe të ardhurat nga turizmi zënë peshën kryesore. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve kanë hyrë në formën e blerjes së pasurive të paluajtshme. Mali i Zi ka kaluar tashmë në suficit tregtar dhe stoku i borxhit është ulur, duke arritur në 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky vend po ndjek hapat e Kroacisë dhe Bullgarisë në zhvillimin e shpejtë të qendrave bregdetare dhe ndërsa tërheq investime të huaja, çmimet janë në rritje. Qe prej vitit 2004 filloi fluksi i lartë i blerësve të huaj dhe çmimet aktualisht janë 400 për qind më të larta në krahasim me dy vjet më parë, sipas një studimi të Colliers International. Aktualisht, një apartament në gjirin e Kotorrit dhe në Budva kushton nga 2.000-4.000 euro/m2. Këto konsiderohen si çmimet më të larta në Ballkan, me përjashtim të Dubrovnikut të Kroacisë. Sipas përfaqësuesve të agjencive, të gjithë po blejnë, duke filluar nga britanikët, nordikët, austriakët e deri te rusët. Këta të fundit llogariten që përbëjnë 60 për qind të blerësve, çka duket se po ngjall dhe pakënaqësi mes banorëve vendas. Në fakt, kërkesa e lartë nga të huajt po i rrit çmimet me shpejtësi, ndaj shumë shtëpi po bëhen të paarritshme për malazezët. Pritet që rritja e çmimeve të vazhdojë. Sipas Ministrisë së Financave, blerësit e huaj shpenzuan në vitin 2006 rreth 750 milionë euro në blerjen e tokave dhe apartamenteve, një shifër kjo që është e barabartë me 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Malit të Zi. Për tokat pranë detit, çmimi shkon deri në 350-450 euro/m2, ndërsa për apartamentet e reja, çmimet luhaten mesatarisht në 2.500-3.000 euro/m2, sipas vëzhgimit të Colliers International.
5 Korrik 2008