Si dështoi Princ Vidi në mbretërimin e Shqipërisë
“The New York Times” tregon rënien e Uilliam Vidit
ROMË – Informacione që vijnë nga Durrësi në Shqipëri thonë se kryengritësit e kanë bombarduar sërish qytetin. Dy predha ranë fare afër Pallatit Mbretëror, i cili ruhet akoma nga ushtarë italianë. Uilliam Vidi, anëtar i një familjeje historikisht të njohur në Gjermani, gruaja e të cilit, princesha Sofie, vjen nga një familje e vjetër rumune, ishte zgjedhur nga fuqitë e mëdha të Europës për të qenë drejtues i Shqipërisë kur ky vend ishte vendosur për t’u bërë i pavarur, pas luftës ballkanike, që solli edhe çlirimin e saj nga sundimi turk.
Raportohet se ai kishte dyshime serioze kur iu bë propozimi, por më 9 shkurt të këtij viti, më në fund, ai e pranoi kurorën mbretërore të Shqipërisë dhe bëri një raund vizitash ceremoniale te drejtuesit e Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Italisë. Më 8 mars ai mbërriti në Durrës, të cilin ai e kishte bërë kryeqytetin e tij, me një jaht të bukur që ishte pajtuar nga Borden Harrimans.
Madje, që në atë kohë, Uilliam Vidi kishte qenë i shqetësuar. Ai i gjeti epirotët në kryengritje dhe refuzoi që të çojë një ushtri kundër tyre, pasi nuk mund të besonte në besnikërinë e mbështetësve të tij.
Esat Pasha, ministër i Luftës dhe njeri i fuqishëm në Shqipëri, që dyshohej se dëshironte të bëhej mbret, kërkoi leje për të drejtuar shqiptarët kundër epirotëve, të cilët në prill të këtij viti pushtuan një pjesë të Shqipërisë, plaçkitën 250 shqiptarë të besimit muhamedan në Hormovë, i kryqëzuan ata në një kishë dhe dogjën edhe vetë kishën. Kërkesa e tij ishte refuzuar. Më 18 maj Esat Pasha dha dorëheqjen si ministër Lufte dhe me 5 mijë mbështetës të tij sulmuan kryeqytetin.
Anijet e huaja të luftës zbarkuan njësitë ushtarake, të cilat erdhën për të ndihmuar mbretin e ri. Esat Pasha ishte kapur dhe u depërtua në Napoli. Megjithatë, rebelimi vazhdoi dhe Princ Vidi bashkë me familjen e tij udhëtuan nga qyteti dhe morën strehim në një kryqëzor italian. Por më pas zbarkoi sërish në Durrës. Pak javë më pas familja e tij u largua nga vendi.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 4 shtator 1914
Austriakët i nxitin shqiptarët kundër serbëve
ROMË – (Lajm sipas “The London Daily News”) Në mënyrë sekrete austriakët i kanë armatosur katolikët shqiptarë dhe duke u ofruar para, po përpiqen t’i bindin ata që të sulmojnë Serbinë. Italia është e vendosur të garantojë pavarësinë e Shqipërisë, pavarësisht largimit të mbretit (Princit Uilliam Vidi) Megjithatë, ajo nuk do të tolerojë asnjë përpjekje që do të trazojë status kuonë dhe këmbëngul në mbajtjen e neutralitetit të Shqipërisë. Nëse do të jetë e nevojshme, ajo është e gatshme ta mbrojë. Trupat austriake janë duke lëvizur nga Tiroli që të përforcojnë ushtritë e dështuara në Lemberg dhe fortesat rreth Moravisë.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 8 shtator 1914
Mediat perëndimore: “Djali i sulltanit, princ i Shqipërisë”
LONDËR – Një informacion i rëndësishëm i dërguar nga Roma thotë se një mesazh është marrë atje nga Durrësi në Shqipëri, që njofton se Senati Shqiptar ka zgjedhur princ Burhan Eddin, djalin e ish-sulltan Abdul Hamid, princ të Shqipërisë në vendin e Princ Vidit, që e la mbretërinë e tij disa ditë më parë dhe më pas hoqi dorë nga froni duke u larguar drejt Zvicrës. Korrespondenti shton se Esat Pasha ka mbërritur në Dibër dhe po realizon qëllimin e tij për të shkuar drejt Durrësit, në krye të 10 mijë personave.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 28 shtator 1914
Esat Pasha kërcënon Italinë: “Nuk tërhiqem nga Durrësi”
ROMË – (I dërguar te “The London Morning Post”) – Esat Pasha, i shoqëruar nga 12 mijë njerëz të armatosur nga Dibra, Tirana, Shijaku dhe vende të tjera, ka hyrë në Durrës triumfator pas 4 muajsh në ekzil. Banorët dhe grupi italian e mirëpriti ngrohtësisht atë. Ai mbajti një fjalim për popullin nga Pallati, duke premtuar një erë të re drejtësie për të gjithë. Ministri italian, Braon Aliotti, pas lajmit të kurorëzimit, ishte kthyer rikthyer në të njëjtën ditë në mëngjes, por Esat Pasha këmbëngul se do ta mbajë të rrethuar atë.
“Giornale D’Italia” nxit një veprim pozitiv përsa i përket pjesës së Italisë, që të krijojë të drejtën e saj për të vendosur për fatin e Vlorës, si çelësi i Adriatikut. Sipas “Giornale D’Italia”, një veprim i tillë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në qëndrimin neutral të Italisë.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 5 tetor 1914
Esat Pasha zgjidhet president i Qeverisë së Përkohshme
PARIS – Një mesazh i mbërritur nga Durrësi, që daton më 4 tetor, thotë se Senati ka emëruar Esat Pashën president të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. 10 mijë forcat e tij pushtuan të gjitha pozicionet strategjike të qytetit. Esat Pasha më parë ishte ministër shqiptar i Luftës (në kohën e Princ Vidi) dhe shef Komande i forcave turke në Shkodër në Luftën Ballkanike. Ai ishte kundër drejtimit të vendit nga Princi Vidi, që ishte emëruar në krye të fronit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 7 tetor 1914
Titujt janë të redaksisë
Përgatiti: Albert Gjoka
Tabelë
DY KABINETET E KRIJUAR NGA PRINC VIDI
QEVERIA “VIDI 1” - 9 MARS 1914
1. Esat Pashë Toptani - ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;
2. Aziz Pashë Vrioni - ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;
3. Myfit bej Libohova - ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;
4. Dr. Mehdi bej Frashëri - ministër i Financave;
5. Hasan bej Pristina - ministër i Postë - Telegrafikeve;
6. Dr. Mihal Turtulli - ministër i Arsimit;
7. Prenk Bib Doda - ministër për Punët Botore
QEVERIA “VIDI 2” – 20 MAJ
1. Turhan Pasha sërish mbeti kryeministër;
2. Preng Bib Doda - ministër i Punëve të Jashtme;
3. Aqif Pashë Elbasani - ministër i Brendshëm dhe i Luftës;
4. Filip Noga - ministër i Financave;
5. Dr. Mihal Turtulli - ministër i Arsimit;
6. Mithat Frashëri - ministër i Punëve Botore dhe i Postë - Telegrafës
7. Abdi Toptani - ministër i Bujqësisë
5 Korrik 2008