Turizmi shqiptar, çfar ofron, si të jemi në formë për pushime
Çfarë masash duhet të merrni para se të nisni plazhin
Nëse keni vendosur që pushimet tuaja të fillojnë në muajin gusht, atëherë jeni në kohën e duhur për t’u paraqitur në formë në plazh. Për të shijuar diellin dhe për të shkuar deri në fund të pushimeve me një nxirje dhe lëkurë perfekte, filloni që tani numërimin. Në suplementin e sotëm të gazetës “Albania” ju do të njheni me të gjitha këshillat që duhet të keni parasysh para se të niseni për pushime. Specialsitët e mjekësisë dhe estetikës, japin rekomandimet që duhen zbatuar për të pasur një lëkurë, flok dhe trup sa më në formë. Gjithashtu, në këtë suplement special plazhi ju do të gjeni dietën për tu nxirë, 10 këshillat për një lëkurë ngjyrë çokollatë, si ruhet ngjyra e plazhit, kujdesi që duhet treguar për depilimin në këtë stinë etj. Nëse do ti lexoni me vëmendje, do të gjeni këshilla dhe rekomandime të vlefshme për shëndetin tuaj. Gjatë pushimve verore një kujdes i veçantë duhet treguar edhe për ujin e pishinave, i cili shpeshherë bëhet burim infeksioni jo vetëm për lëkurën, por edhe për veshët. Për t’ja dalë mbanë me sukses të gjitha problemeve që na kanos stina e bukur e verës përgatituni si më poshtë.
Në këtë suplemnet do të gjeni:
Trajtimin e fytyrës për të përballuar me sukses verën
Si ti përgatitim flokët për pushime
Dietë plazhi, si të nxihemi me sukses
Si të ruhemi nga uji i pishinave dhe rrezatimi i diellit
10 këshilla për të pasur një lëkurë ngjyrë çokollate
Kujdesi që duhet të tregohet me depilimin në këtë stinë
Ruajtja e ngjyrës së plazhit
Faqja 14
Fytyra, ndiheni të sigurtë për të përballuar verën?
Një muaj para
Parandaloni rrudhat! Tashmë dihet që rrezet ultravjollcë janë armiqtë më të këqijë të lëkurës. Për të shmangur shenjat para kohe, filloni të merrni ushqime ose vitamina me përbërje antioksidantësh, që rrisin mbrojtjen natyrale të lëkurës.
Dy javë para
Filloni nxirjen! Nuk do tju pëlqente të shkonit në plazh me fytyrë të bardhë. Atëherë çdo mëngjes lyhuni me një krem vetënxirës, të përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës. Kremin aplikojeni në fytyrë dhe qafë me lëvizje të shpejta duke shmangur në këtë mënyrë krijimin e njollave pak a shumë të errëta.
Një javë para
Gjallëroni ngjyrën! Për të përgatitur lëkurën për nxirje e për të siguruar një ngjyrë homogjene e të ndritshme, bëjini fytyrës një pastrim të kujdesshëm në një institut bukurie. Kështu, elimiononi qelizat e vdekura dhe pastroni poret, duke rritur padyshim cilësinë e lëkurës.
Tre ditë para
Rregulloni vetullat! Është një rit bukurie i domosdoshëm, pasi parregullsia e tyre zbeh shkëlqimin e vështrimit dhe të fytyrës. Nëse nuk jeni eksperte lëreni një estetiste t’ju ndihmojë.
Një ditë para
Bëni një maskë hidratante! Kjo maskë penetron më në thellësi sesa kremi dhe siguron një lëkurë vitale dhe elastike, që është gati për të pritur “sulme” të ndryshme.
Flokët, përgatitini për pushime
Kujdes i vazhdueshëm, permanent, prerje, lyerje; tridhjetë ditë programi intensiv për të shkuar në plazh me flokë të fortë, të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.
Një muaj para
Filloni një kurë forcimi! Floku duhet të jetë i fortë dhe i ushqyer para se të goditet nga dielli, era dhe klori. Blini në farmaci një flakon një përdorimsh, që ka si bazë proteina të vezës, substanca me aftësi rigjallëruese dhe riforcuese. Aplikoni çdo mëngjes mbi flokë të larë një flakon, duke masazhuar mirë me gishta rrënjën dhe gjithë gjatësinë e flokut.
Dy javë para
Mund të bëni permanent! Përshpejtimi i trajtimit prej disa ditësh është idealja për të arritur në plazh me flokë me efekt natyral. Në fakt shenjat e bikutinave, të dukshme në fillim, por jo aq të bukura për t’u parë në flokë të lagur, mbajnë vetëm dy javë. Sa mbajnë kaçurrelat mund të vlerësohet vetëm pas dy, tre larjeve të para të kokës. Për çdo të papritur ka kohë për rregullime. Nuk asnjë rrezik që permanenti të zhduket para përfundimit të pushimeve. Në fakt permanenti mban më shumë në det, ku flokët rrinë gjithmonë të lagur.
Një javë para
Mund t’i prisni! Është mënyra më e mirë për të pasur një kokë gjithmonë të rregullt duke harruar, të paktën për pushime furçën dhe krehjen. Kjo këshillë vlen edhe për ato që duhet të presin vetëm majat. Në këtë mënyrë eliminohet problemi i flokëve me maja të djegura e të ndara më dysh. Ndryshe rrezikohet që larjet e shpeshta në det të bëjnë të humbasë shkëlqimi dhe shëndeti i flokëve.
Tre ditë para
Po lyerjes: lyerjet me bojë, këna apo fije është mirë të bëhen vetëm pak ditë para pushimeve, në mënyrë që të shmanget problemi i rritjes së flokëve gjatë pushimeve. Idealja është të zgjidhni një ton më të errët sesa ai i zakonshmmi, pasi uji i detit dhe klori i pishinave tentojnë ta çelin flokun.
Një ditë para
Përgatitni çantën e kozmetikës me produktet e duhura për mbrojtjen e flokëve: një specialitet me filtra UV për ta përdorur në plazh, shampon, balsamin dhe një maskë që ta përdorni çdo tre ditë për të shmangur tharjen e flokëve dhe prishjen e fibrës kapilare.
Mitet dhe të vërtetat
Mit: Nëse përdorni kremin kundra diellit ka më shumë të ngjarë të merrni kancerin e lëkurës
E vërteta: Kremi i diellit nuk shkakton kancer të lëkurës. Ju duhet të aplikoni një sasi të madhe të kremit me faktor të lartë mbrojtjeje (me mbrojtje UVA dhe UVB), për t’i dhënë një shkëlqim të dukshëm lëkurës së trupit para se të dilni në diell, për më tepër që duhet të lyheni çdo dy orë gjatë kohës së ekspozimit.
Mit: Kremi i nxirjes nuk të bën mirë
E vërteta: Çdo gjë që vendoset në lëkurë përmban një rrezik potencial për të shkaktuar një reaksion alergjik te disa njerëz dhe kremi i diellit këtu nuk përjashtohet. Megjithatë është më e mundur që trupi të reagojë negativisht ndaj aromës së kremit sesa ndaj substancave kimike që përdoren për t’u mbrojtur nga rrezet UV. Edhe pse ka pasur shqetësime se disa nga filtrat kimike UV përthithen nga lëkura, nuk është provuar që këto të jenë të dëmshme. Për të qenë super të sigurtë përdorni kremra me filtra fizikë, siç është titaniumi.
Mit: Dëmtimi nga dielli mund të rikuperohet
E vërteta: Pjesa më e madhe e dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi UV është e pakthyeshme, veçanërisht kur ato shkaktojnë kancer lëkure. Terapia lazer mund të regullojë vetëm disa shenja të dukshme të plakjes së lëkurës, rrudhat dhe pigmentin e shkaktuar nga ekspozimi në diell.
Mit: Lëkura nuk e humbet elasticitetin deri në moshën 25 vjeç, kështu që jam në rregull nëse nxihem para kësaj moshe.
E vërteta: Tetëdhjetë përqind e dëmit të shkaktuar nga dielli ndodh para moshës 18 vjeç, prandaj është më e domosdoshme të mbroheni në moshë të re duke shmangur pasojat negative. Nxirja është reagimi i lëkurës që tregon se dëmi është bërë.
Çanta
Një nga aksesorët më të rëndësishëm të plazhit është dhe çanta. Mjafton që të jetë e madhe për të qëndruar në supet femërorë. Me një hapësirë sa më të bollshme në mënyrë që të mbajë brenda gjithçka që nevojitet gjatë një dite të gjatë e të lodhshme plazhi. E tillë është çanta e plazhit këtë verë por vajzat nuk janë mjaftuar vetëm me madhësinë, sepse një vëmëndje e veçantë i kushtohet dhe materialit, ngjyrave dhe dekorit të saj. Më të preferuarat mbeten gjithmonë ato me formë trapezi me dekoracione të bëra me dorë. Janë çanta të ngjashme me ato që ju jepej ushqimi kuajve në ditë festash të mëdha. Gjithmonë të preferuara mbeten dhe çantat e punuara me kashtë dhe të zbukuruara me lule, peshq të vegjël apo forma të tjera shumëngjyrëshe. Të pëlqyeshme janë dhe çantat e mëdha prej plastike të tejdukshme njëngjyrëshe. Në qoftë se plazhi është larg apo shkohet vetëm me barkë, e dini se cilat janë modelet e reja të preferuara nga plazhistët shqiptarë? Çantat si thes në formë gjatësore të stilit marinë jo më me ngjyrat blu, të bardha apo të kuqe, por me viza dhe me shumë lule, version i prakticitetit.
5 Korrik 2008