Turizmi shqiptar josh miliarderët rus për të sjellë investime
Rusët interesohen për tregun e pasurive të paluajtshme
Ervin Koçi
Duket se pushimet nuk i shijojnë vetëm pasanikët e Europës dhe të SHBA-ve, apo shtresat e mesme që vijnë kryesisht prej shteteve të zhvilluara. Lezetin e pushimeve apo dhe të turizmit, sidomos atij bregdetar, kanë nisur vitet e fundit ta ndiejnë më mirë se kushdo edhe rusët. Këta të fundit, të lodhur, e mbase edhe të plevitosur prej dimrit të gjatë dhe acarit siberian, kanë filluar të dashurohen me plazhet plot diell të Mesdheut.
Pasi "pushtuan" bregdetin e Malit të Zi, duke i çuar çmimet atje deri në 10.000 euro/m2, rusët kanë nisur që të shfaqin interes dhe të mbërrijnë edhe në Shqipëri. Pas interesit të evropianëve perëndimorë, si anglezët, norvegjezët apo irlandezët, në Shqipëri po duken së fundmi edhe blerësit më potencialë të tregut të pasurive të paluajtshme, rusët. Kjo është padyshim një nga të rejat më interesante për tregun e pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar. "Të pakursyerit" rusë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në vend, kanë filluar të blejnë troje e apartamente dhe po interesohen gjithnjë e më shumë për bregdetin e Shëngjinit apo dhe atë të Jugut. Ndonëse agjentët imobiliarë thonë se numri i rusëve që kanë ardhur në Shqipëri mbetet ende i ulët dhe nuk mund të cilësohet si ndonjë potencial i madh, lajmi se në vendin tonë po mbërrijnë shtetasit që e shndërruan Malin e Zi në një nga vendet më të shtrenjta për pronat në Ballkan, nuk mundet kurrsesi të të lërë indiferent. Mali i Zi, që sot numëron një ndër rritjet më të larta ekonomike në rajon, është shumë ndryshe nga ç‘ishte 3 vite më parë dhe i gjithë zhvillimi i atribuohet kryesisht turizmit dhe investimit në pasuri të paluajtshme.
Rusët, një shtresë e mirë
Për çdo shqiptar ky është veçse një sinjal i mirë, që tashmë në vendin tonë po trokasin të huajt, madje edhe ata që ishin menduar si mjaft të largët, ose dhe “armiq tradhtar të vijës marksiste-leniniste”, rusët. Shqipërisë, me një klimë dhe me një bregdet mjaft të bukur, por me një imazh negativ, pothuajse i kishin munguar të huajt në tregun e pasurive të paluajtshme. Kanë kaluar vetëm 3 muaj që kur Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO dhe sinjalet për mbërritjen e të huajve, e rusëve, kanë trokitur tashmë. Dhe pa dyshim interesin e të huajve duhet t‘ia dedikojmë pikërisht NATO-s, që ndihmoi në ndryshimin e imazhit për një siguri të mirë në këtë vend. "Që pas NATO-s interesime ka pasur nga të gjithë investitorët e huaj", thonë drejtues të agjencive imobiliare. Sipas agjentëve, mjaft të tjerë po presin që të miratohen planet urbanistike të zonave bregdetare, për të nisur më pas investimet e tyre.
Pse pikërisht Shqipërinë?
Një nga pikat më të forta që po tërheq rusët drejt Shqipërisë është afërsia gjeografike me zonën "e pushtuar" prej tyre, Mali i Zi. Duke qenë afër gjeografikisht me Malin e Zi, Shëngjini sot ka luksin të joshë një nga grupet më potenciale të investitorëve, rusët, të cilët e shndërruan Ulqinin, Tivarin e Budvën dhe të gjithë bregdetin malazez ndër vendet më të shtrenjta në Ballkan. Sipas të dhënave nga agjencitë e ndryshme imobiliare, “në Shëngjin rusët janë duke blerë troje, pasi janë të interesuar në ngritjen e komplekseve turistike". Kjo kategori blerësish janë kryesisht të interesuar për toka ose prona të paluajtshme. Aktualisht në zonën e Shëngjinit çmimet e trojeve janë 40-100 euro/m2, ndërsa të apartamenteve 500-650 euro/m2.
BOX////////////////////////////////////////
Vizat, pengesë për shtimin e investitorëve rusë
Një faktor negativ që po pengon "trokitjen" e më shumë rusëve në tokën shqiptare është zbatimi i sistemit të vizave me këtë supershtet. Çdo rusi për të ardhur në Shqipëri i nevojitet një vizë dhe kjo e vështirëson më shumë shtimin e investimeve prej tyre, si dhe të shpenzimeve të mëdha të udhëtimit. Nëse nuk do të ishte regjimi i vizave, pa dyshim që interesi do të ishte më i lartë, pasi vizat shtojnë burokracitë të cilat edhe rusët i njohin mirë. Përveç vizave, agjentët imobiliarë thonë se një pengesë tjetër për shtimin e rusëve në Shqipëri është gjuha. Rusët janë drejtuar kryesisht në Ballkan, pikërisht në ato zona ku mund të kuptohej edhe gjuha e tyre, siç ka ndodhur në Bullgari apo Mal të Zi. Por, megjithatë, çmimet mjaft të ulëta të trojeve dhe të apartamenteve në Shqipëri, rreth 3-4 herë më të lira se në Mal të Zi, janë një arsye shumë e fortë për ta shtyrë këtë kategori investitorësh drejt Shqipërisë.
Çmimet e larta, bie interesi i blerjes së shtëpive në Mal të Zi
Në krahasim me një vit më parë, interesi për blerjen e shtëpive në Mal të Zi shënon rënie, për shkak të shtrenjtimit të tyre të vazhdueshëm. Sipas të dhënave nga agjencitë e lajmeve malazeze, vala e fundit e shitjeve të mëdha të shtëpive ishte në muajin prill të vitit të kaluar. Tani blerësit nuk janë më shumë të interesuar për apartamente: çmimet kanë arritur maksimumin, në krahasim me disa vende në rajon dhe Shqipërinë. Aktualisht, blerësve të huaj u interesojnë tregje të tjera, ndoshta më të lira, ose ndonjë mundësi tjetër. Për investuesit, sidomos për të mëdhenjtë, tani është interesant trualli që mundëson zgjerime, investime të mëdha apo kapital investimesh. Spekulohet se tani për miliarderët rusë Mali i Zi është i shtrenjtë, ose nuk është më tërheqës. Thuhet se një pjesë e kapitalit rus në Malin e Zi ka arritur nëpërmjet kanaleve indirekte, nëpërmjet vendeve të treta, Britanisë së Madhe, Qipros, Zvicrës, kompanive vendase dhe një pjesë indirekt me para në dorë (cash).
Skemë/////////////////////////////
Vendet ku kanë investuar deri tani rusët:
-Qipro
Me mijëra rusë kanë blerë prona në Qipro, me qëllimin për t’i përdorur si biznese;
-Spanjë
Në provincën e Malagës planifikohet ndërtimi i një kishe ortodokse ruse për më shumë se 25 000 rusë, që zotërojnë nga një pronë atje;
-Finlandë
Rusët e pasur janë “mysafirë” të rregullt të Finlandës Lindore, ku shumë prej tyre kanë ndërtuar zona pushimi shumë të shtrenjta dhe ekskluzive;
-SHBA
Rusët janë përhapur masivisht në Florida;
-Britani e Madhe
Pas investimeve mjaft prestigjioze në këtë vend, sot më shumë se 250 000 rusë jetojnë në Londër;
-Francë
Shumë rusë të pasur zotërojnë vila luksoze;
-Itali
Janë duke u rritur investimet dhe prania e rusëve;
-Bullgari
Rusët janë si në shtëpinë e tyre, me mundësi të pafundme në investime;
-Mal i Zi
Përllogaritet që rreth 60 për qind e blerësve janë rusë;
-Dubai
Edhe aty rusët i ka çuar zhvillimi i ri në tregun e pasurive të paluajtshme.
5 Korrik 2008