Braçe: “Qeveria të bëjë publike arsyet e shkarkimit të Vatnikajt”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi dje që Qeveria të shpjegojë arsyet e shkarkimit të kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj. Sipas tij, shkarkimi i kreut të AKKP-së është marrë në kushte jotrasparente, por natyrisht, duke i fshehur gjëra të rëndësishme publikut. Braçe kujtoi se tre muaj më parë, në sallën e Kuvendit ka paraqitur shqetësimin lidhur me abuzimet që po bëheshin me një hapësirë të madhe toke në Kavajë, në zonën zonën bregdetare dhe në plazhin e Gjeneralit. “Zotëria i shkarkuar dje ka qenë nën hetim prej tre muajsh nga organi i Prokurorisë, pikërisht për procedurat e ndjekura për tjetërsimin e pronës në Plazhin e Gjeneralit. Dhe do të jetë mirë që Qeveria herë tjetër kur të marrë vendime të drejta siç ka marrë për zotërinë në fjalë, të cilin prej tre muajsh e kishte mënjanuar nga kontaktet me publikun, duhet t u thotë shqiptarëve historinë e vërtetë të këtyre ngjarjeve ashtu si dhe organi i Prokurorisë, pa shkelur sekretin e hetimeve, duhet t u tregojë shqiptarëve historinë e vërtetë të kësaj ngjarjeje”, - tha ai. Braçe kujtoi se është i treti drejtor i AKKP-së që ndërrohet në 3 vite. “Kjo histori ka brenda emra të rëndësishëm që fillojnë dhe mbarojnë në qeveri. Duhet t u thoni shqiptarëve arsyet e shkarkimit”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009