E Diel, 1 Nëntor 2026

Statistikat tregojnë të gjitha mënyrat e vetëvrasjeve nga viti në vit



Vitet e fundit numri i vetëvrasjeve në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Statistikat tregojnë se vetëm brenda tre viteve të fundit numri i të vetëvrarëve është shënon shifra të larta dhe janë kryesisht moshat e reja që bien pre e këtij akti. ISHP-ja deklaron se për të pakësuar numrin e të rinjve të humbasin jetën, duhet që çdo gjë të fillojë nga shkollat, nga shpërndarja e këshillave të ndryshme, por, sipas tij, duhet një bashkëpunim i fortë edhe me institucionet e tjera përgjegjëse. Ai kërkon shtimin e rolit të punonjësit social dhe psikologut në shkollat që e kanë këtë strukturë dhe futjen e këtij shërbimi në shkollat që nuk e njohin këtë funksion. Specialistët shpjegojnë se grupmoshat 16 vjeç janë më të rrezikuarat, ndërkohë që këta adoleshentë shënojnë dhe përqindjen më të lartë në shifrat që raportohen, nga statistikat e kryera për vitet 2005-2008. Kështu, rreth 55 për qind e vetëvrasjeve kanë qenë meshkuj të moshës 15-16 vjeç. Specialistët tregojnë se kanë ndryshuar dhe mënyrat e vetëvrasjeve me kalimin e viteve. Po të merren parasysh të gjitha rastet e vetëvrasje të gjitha kanë nga një mënyrë të caktuar, e cila ka ndryshuar nga viti në vit. Në vitet 1998 - 1999 e në vazhdim shumica e vetëvrasjeve janë kryer me armë zjarri. Më pas dolën mënyra të tjera, ku mund të përmendet vetëvarja, vetëhelmimi etj. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që shfaqin gjithmonë një rrezik të tillë, të cilët i përkasin grupmoshave 16 deri në 26 vjeç. Mënyrat më e madhe e vetëvrasjeve në 3 vitet e fundit shkaktohen nga pesticidet, të cilat i përdorin për të helmuar vetveten.

16 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›