Policia e Burgjeve, dy komisione për procesin e rigradimit
Ata që kanë grada të larta do të kalojnë në Komisionin në Ministrinë e Drejtësisë. Vitet që do tu duhen gardianëve për të marrë një gradë më të lartë
Laureta Rryçi
Tiranë - Policia e Burgjeve, gjatë muajit mars, do të kalojë në procesin e rigradimit. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shpjeguan dje se ky proces do të realizohet nga dy komisione. Komisioni i parë do të ngrihet në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të merret me të gjithë personat që mbajnë grada të lartë dhe plotësojnë kushtet për një gradë më të lartë. Ndërsa komisioni i dytë do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe do të shërbejë për rigradimin për gradat e ulëta. Ky proces pritet të zgjasë gjithë muajin dhe mars. Gradat e reja do të përcaktojnë pagesa të reja për secilin. Këtë vit ky proces do të bëhet sipas rregullave të reja. Vetëm një muaj më parë, u miratua ligj i ri për gradat e Policisë së Burgjeve. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë hartuar se si do të funksionojnë komisionet për rigradimin. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm të plotë ligjin e ri për gradat. Ministria e Drejtësisë, në të njëjtin ligj, parashikoi dhe rregulla të reja edhe për pushimet që do të kenë gardianët e burgjeve si dhe pagesat sipas ditëve të punës.
Gradat
Ngritjet në gradë nga “Inspektor” deri në “Drejtues i Parë” bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces vlerësimi konkurrues, që përfshin raportet e vlerësimit të punës dhe një provimi, i cili teston aftësitë e aplikantëve për të marrë gradën pasardhëse.
Grada “Nëninspektor” i jepet punonjësit të rolit baze që në momentin e fillimit të punës pas përfundimit me sukses të periudhës së kursit bazë në Qendrën e Trajnimit. Punonjësit e Policisë, të cilët konkurrojnë dhe hyjnë në Qendrën e Trajnimit, do të mbajnë gradën dhe pagën e tyre ekzistuese si gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit të tij. Ngritja në gradën “Inspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi ne Qendrën e Trajnimit. Ngritja në gradën “Kryeinspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi ne Qendrën e Trajnimit.
Karriera
Ngritja në gradë e punonjësit të Policisë nënkupton ngritjen e tij në detyrë, sipas tabelës së funksioneve korresponduese për çdo gradë. Ngritjet në gradë bëhen vetëm për të plotësuar vendet e lira për çdo gradë. Në urdhrin për ngritje në gradë, komisioni i dhënies gradave përcakton gjithashtu funksionin përkatës të punonjësit të Policisë. Punonjësit e Policisë mund të ngrihen në gradë vetëm pasi të kenë përfunduar me sukses kursin e trajnimit përkatës për atë gradë. Punonjësit e Policisë zgjidhen për të ndjekur kursin e trajnimit, duke u bazuar në listën emërore të së drejtës për gradë, të hartuar pas procesit konkurrues. Ngritja në gradën deri në “Kryeinspektor” kryhet me urdhër të drejtorit të Policisë të Burgjeve. Ngritja në gradën deri në “Komisar” bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me propozimin e komisionit përkatës të gradimit. Ngritja në gradën e rolit të lartë bëhet nga ministri i Drejtësisë me propozimin e komisionit përkatës të gradimit. Numri i përllogaritur për vendet e lira njoftohet brenda datës 31 mars të çdo viti.
Gradat sipas roleve dhe ecurisë në karrierë
Për punonjësit e rolit bazë:
Nëninspektor
Inspektor
Kryeinspektor
Për punonjësit e rolit të mesëm:
Nënkomisar
Komisar
Për punonjësit e rolit të lartë:
Kryekomisar
Drejtues
Drejtues i Parë
Këto grada merren nga punonjësi i Policisë në çastin e emërimit në detyrën e drejtorit, përgjegjësit e sektorëve në DPB, specialistët në DPB dhe përgjegjësit e shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë në IEVP dhe lihen me largimin nga detyra
Konkurrimi pas plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:
Nga “Inspektor” në “Kryeinspektor” 2 vjet
Nga “Kryeinspektor në “Nënkomisar” 2 vjet
Nga “Nënkomisar në “Komisar” 3 vjet
Nga “Komisar në “Kryekomisar” 3 vjet
Nga “Kryekomisar në “Drejtues” 3 vjet
Nga “Drejtues në “Drejtues i Parë” 4 vjet
Gradat sipas funksion
Nëninspektor për policët e rolit bazë në detyra të thjeshta shërbimi
Inspektor për përgjegjësit e shërbimit
Kryeinspektor për ndihmësit e specialistëve dhe përgjegjësit e grupeve të shoqërimit
Punonjës i rolit mesëm:
Nënkomisar për specialistet e trupës
Nënkomisar, Komisar për shefat e regjimeve dhe specialistët e informacionit
Komisar, Kryekomisar për specialistët në DPB dhe përgjegjësit e sigurisë
Punonjës i rolit të lartë:
Kryekomisar, Drejtues për përgjegjësit e sektorëve në DP të Burgjeve
Drejtues, Drejtues i Parë për drejtorin
16 Mars 2009