Statistikat,13.6% e popullsisë së papunë
Niveli i papunësisë në vendin tonë është tepër i lartë, ndërsa politikat e ndjekura për ta zbutur këtë fenomen duket se s'kanë dhënë rezultat. Ndërsa kushtet me të cilat punohet në shumë sektorë lënë për të dëshiruar, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Zyrtarisht në rang vendi raportohen rreth 146 mijë të papunë ose 13.6% e popullsisë,por numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë. Kjo pasi jo të gjithë personat që i përkasin kësaj kategorie regjistrohen në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Gjithashtu mbulimi me kontrata kolektive mbetet ende tepër i ulët. Përkatësisht në masën e 23% në sektorin privat dhe 85% në atë publik. Sipas ministrisë për përmirësimin e kushteve të punës po punohet rreth hartimit të një ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë, i cili duhet të përmbajë parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me parandalimin e rreziqeve profesionale, mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit, funksionimin e shërbimit mjekësor të punës. Ndërkaq Sindikata e punëtorëve bën apel për të rritur për sigurinë në punë, pagat dhe formalitetin me të cilin përballen punëtorët në vendin tonë.