Kujdesi i duhur për një fytyrë të shndritshme
TIRANË- Lëkura është pjesa më e ndjeshme e njeriut, ndaj specialistët këshillojnë që ajo të ketë gjithë kujdesin e duhur. Cdo dy muaj lëkura e njeriut rinovohet në mënyrë natyrale, ndërron lëkurë,dhe qelizat që ndodhen në sipërfaqe bien.
Ky fenomen ndodh si për shkak të rritjes në moshë ashtu edhe prej faktorëve të jashtëm të tilla si ndotja, apo i ftohti që mbulojnë natyralitetin e lëkurës tonë duke e bërë më të vakët dhe të fishkur. Pikërisht në këtë moment, i cila ndodh sidomos në periudhën e dimrit, ne duhet të kujdesemi në mënyrë të vecantë për lëkurën. Me dhjetorin afrojnë festat e fundvitti dhe takimet intime, atëherë c'duhet të bëjmë për jë lëkurë të lëmuar dhe plot ndricim?
Specialistët rekomandojnë një pastrim një herë në javë të trupit dhe të fytyrës. Fytyra është zona më delikate, e cila tregon më shumë se cdo pjesë e trupit tonë shenjat infektive dhe ka më shumë nevojë që të trajtohet. Për këtë arsye nevoitet një masazh i kujdeshëm në zonën e ballit, hundës, mjekrës për të paktën 30 sekonda me krem delikat dhe të përshtatshëm për fytyrën tuaj, sipas rekomandimeve të mjekëve.
Pas cdo pastrimi të fytyrës sidomos kundra pikave të zeza është e rëndësishme që fytyra të trajtohet edhe me kremra hidratues, që specialistët rekomandojnë të jenë me bazë natyrale.
(el.me/BalkanWeb)