E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Gjana: Shqiperia po ndeshkohet nga politika personale e Rames Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Jemin Gjana, gjate nje interviste per 'Koha Jone', eshte shprehur se, do te ishte nje fatkeqesi e madhe nese Shqiperia nuk do te marre statusin per shkak te nje individi, qe e lidh integrimin me politiken e tij. Deputeti Gjana ka theksuar faktin se, mazhoranca ka bere te gjitha leshimet e mundshme per miratimin e tre ligjeve qe kerkon Komisioni Evropian, por eshte opozita ajo qe nxjerr pengesa dhe konkretisht kreu i PS Rama, i cili po ndeshkon shqiptaret per perspektiven e tij politike. Gjithashtu deputeti i PD-se ndalet edhe ne zhvillimet e tjera politike ne vend, duke theksuar faktin se, gjate qeverisjes se PD-se Shqiperia ka shenuar progres dhe ka realizuar te gjitha reformat, ndaj PD-ja ndihet e sigurt dhe e bindur per te kerkuar edhe nje mandat te trete.

-Kane mbetur dhe pak dite nga koha qe ka Shqiperia ne dispozicion per miratimin e tre ligjeve, te cilat kerkohen nga Komisioni Evropian per mos humbjen e shansi te marrjes se fteses per statusin e vendit kandidat ne BE. Mendoni se opozita do t'jua djege serish kete shans shqiptareve ?

Deklarata e Rames duket se e ka finalizuar qendrimin e opozites, megjithese ka edhe pak dite, por ishte nje pergjigje pas kerkeses me te fundit qe beri komisionerja Malmstrom, ai iu pergjigj menjehere ne takimin e grupit se nuk votojme, ose pretendimi i tij per te votuar ne menyre te kushtezuar nuk eshte asgje me teper sesa vazhdimi i te njejtit qendrim bllokues. Per dy ligjet per statusin e deputetit dhe per gjykaten e larte ve si pretendim ceshtjen e zgjedhjes se kreut te keshillit te qarkut Fier, e para nuk eshte argument, e dyta eshte nje ceshtje qe eshte ne proces gjyqesor dhe e treta, politikisht kryetari i mazhorance ia ka dhene zgjidhjen, duke i thene qe te shfrytezojme te drejten ligjore qe kane palet per te kerkuar votebesim te keshilltareve dhe pastaj per te shkuar ne finalizimin e zgjedhjeve. Kjo eshte e vetmja menyre, pjesa tjeter eshte ceshtje e gjyqesorit dhe ne nuk mundemi dhe askush nuk mundet te rrezoje nje vendim gjykate ne menyre administrative. Pretendimi i dyte i lidhur me reformen parlamentare se, ne sipas Rames kerkojme barazi mes pozites dhe opozites ne parlament. Kam pershtypjen se ne rastin e reformes parlamentare dhe te kesaj kerkese insistuese te Rames, besoj se eshte frika e tij per te qene ne opozites. Besoj se Rama e sheh veten ne opozite, sepse e para pretendimi i tij nuk qendron ne rregulloren e funksionimit te Kuvendit jo sot, por sot e 20 vjet dhe ne funksionimin e te gjitha rregulloreve te vendeve demokratike. Me rregullore pozita dhe opozita i kane te zgjidhura te gjitha menyrat e procedimit parlamentare. Cdo deputet ka te drejten te flase 10 minuta per nje ligj, cdo deputet ka te drejten te flase 5 minuta per cdo nen te nje secilit prej ligjeve, ne rastet e debateve percaktohet nje kohe qe eshte koha e debatit. Kushtetuta dhe rregullorja ne zbatim te saj dhe rregullorja nuk mund te dale mbi kushtetuten, kane percaktuar kohe te pershtatshme per ekzekutivin, e para sepse ekzekutivi eshte nje pushtet tjeter nuk eshte parlamenti, eshte nje nga tre deget e pushtetit. Ne rastin e kryeministrit, e para nuk mund te behet kufizim kohor dhe e dyta nuk mund te behet kufizim ne te drejten e marrjes se fjales se tij, sepse eshte e shkruar ne menyre eksplicide ne kushtetute. Pretendimeve te opozites ne ju pergjigjem me nje tolerim, te cilin une mendoj se eshte i mjaftueshem. Propozimi qe une kam bere ne fillim ne grupin e punes ka qene qe vetem ne rastet kur kryeministri shtron ne seance plenare nje ceshtje qe eshte jashte rendit te dites, sepse ndodhin probleme te ndryshme, dhe ne kete rast se ceshtja eshte jashte rendit te dites atehere do te lindte e drejta qe edhe kryetarit te grupit te opozites, qe te mbante dhe ai fjalen e tij per te shprehur dhe ai qendrimin e tij per kete ceshtje qe eshte jashte rendit te dites. Per ceshtje qe jane brenda rendit te dites, me racionalja do te ishte se nuk ka pse kerkohet barazi kohe, apo dendesi fjale, e njejte si e kryeministrit dhe kryetarit te grupit te opozites. Pretendimi i tyre se e duam fjalen sa here qe flet kryeministri eshte per ta mbajtur parlamentin ne nje debat te pafund, sepse kryeministri mund te flase per ligjin, mund te fjales per cdo nen, si cdo deputet i mazhorances dhe i opozites ka te drejte te flase per cdo nen. Ne nuk mund te shkruajme ne rregullore ate pretendim qe ka opozita, qe te flase kryetari i qeverise dhe te flase edhe kryetari i opozites, pra njeri pas tjetrit dhe kjo do te thote qe ta shnderrosh parlamentin duet dyshe qe eshte e pamundur. Kemi krijuar hapesiren, kemi thene qe ne rastin e fjales kryesore te kryeministrit ne nje seance plenare, kryetari i grupit te opozites te kete te drejten te shprehe dhe ai qendrimet pas fjales kryesore me 10 minuta per ligje, qe nuk kane specifike te vecante dhe deri ne 20 minuta kohe per ligje, qe mund te kene specifikime te vecanta qe jane te bazuar ne rregulloren aktuale te kuvendit. Nuk e ka pranuar cka do te thote qe ne zgjedhjet e ardhshme z. Rama pret te jete kryetari i grupit parlamentare te opozites dhe do qe te jete perdite ne shesh, per tu ballafaquar ne nje menyre jo me procedurat qe ka cdo vend tjeter demokratik, duke e shnderruar parlamentin ne nje vend qe nuk behet ligjet, por ne nje vend ku behen replikat te karakterit politik.

-Cfare humb dhe cfare fiton Shqiperia nga mos votimi dhe votimi i ketyre tre ligjeve?

Jemi ne nje fare menyre te kushtezuar nga progres-raporti dhe pritet qe ne dhjetor te jete takimi i fundit i Brukselit, qe jep ose nuk jep OK per statusin e vendit kandidat. Duket se te treja keto ceshtje, te cilat jane ne tryeze, jane kushtet me te lehta qe Brukseli, i ka vene Shqiperise, sepse jane te trija ceshtje qe jane ne tavoline, jane te gatshme, Opozites i jane ofruar te gjitha mundesite dhe shanset, per te dyja ligjet si per nepunesin civil, ashtu edhe per Gjykaten e Larte, te sjelle amendime dhe te diskutohet mbi amendimet e tyre dhe te votohet. Ajo ka mbetur ne doren e nje individi, ka mbetur ne doren e z. Rama, ka mbetur ne menyren sesi e sheh Rama te sotmen dhe te ardhmen e tij politike dhe kjo eshte fatkeqe, te ndeshkohet nje vend per perspektiven politike te nje individi nuk ka gje me fatkeqe per ate vend dhe per ate komb.

-Opozita pretendon se Shqiperia nuk ka performancen e duhur, por rekomandimi iu dha si dhurate per 100 vjetorin e pavaresise. Cili eshte komenti juaj, qendron pretendimi i opozites?

Jo, eshte absolutisht e pa vertete, Shqiperia eshte vleresuar ne te gjitha reformat e saj, madje kur ka qene rasti per te vertetuar nese gjerat varen vetem nga qeveria ne nuk jemi penguar kurre, kjo gje ka pas te beje me anetaresimin ne NATO, kjo gje ka pas te beje me liberalizimin e vizave. Ne kete rast kur disa nga reformat kerkojne shumica te cilesuara ne Kuvend, Rama perdor te drejten e vetos, sepse ndryshe ne do te kishim kushtezime, nuk e pengoi askush Brukselin qe te thoshte se, Shqiperia pervec 1, 2, 3 ligjeve qe duhet te votoje, ka edhe 1,2.3 te pa realizuara apo te pa bera progres.

-Para pak ditesh Tirana u vizitua nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e cila dha nje mesazh mjaft te qarte per klasen politike shqiptare, duke kerkuar bashkepunim mes paleve. Ka ndonje pengese nga mazhoranca per te realizuar kete bashkepunim?

Une besoj se mazhoranca ka qene e gatshme per te bashkepunuar, por teksti i Hillari Klinton ishte teresisht i qarte. Ajo tha dy gjera, e para tha se, une do te proklamoj gjithandej qe nese doni nje demokraci ne funksionim shihni Shqiperine, cka do te thote se Shqiperia nuk eshte ajo sipas atyre vleresimeve te erreta qe ben dite per dite opozita duke e konsideruar Shqiperine nje demokraci jo funksionale, nje vend ku nuk ka reforma etj etj. E dyta Hillari Klinton tha ne fjalen e saj se, ajo dhe mbeshtetesit e saj kishin harxhuar, pune, mendje, argumente, para, qe te fitonte ndaj Barak Obames, nuk fitoi ajo, fitoi Barak Obama, behej fjale per raundin e pare dhe ajo iu bashkangjit fituesit, sepse donte qe Amerika te shkonte perpara. Besoj se leksioni eshte i qarte. Une besoj se ajo ju tha paleve ne Shqiperi, ka pasur nje fitues ne 2009 ne zgjedhje dhe ata qe kane humbur duhet ti bashkohen ne reforma fituesit ne qofte se te dy palet e duan vendin njesoj, ata qe nuk e duan vendin nuk bashkepunojne. Une besoj se mesazhi teresisht i qarte ishte per ata qe jane humbes dhe nga hidherimi i humbjes nuk dine kurre te marrin veten per te bashkepunuar.

-Presidenti i Republikes ka zhvilluar diskutimet per daten e zgjedhjeve me perfaqesuesit e partive politike parlamentare. Cilat jane objektivat e mazhorances ne keto zgjedhje, duke pasur parasysh se shkon para shqiptareve pas dy mandatesh qeverisese. I ka realizuar qeveria objektivat e vene?

Nje mandat i trete per cdo force politike eshte jo i lehte, une besoj se ka dy argumente. Se pari ka nje argument shume thelbesor, une nuk di se per ke mund te votojne shqiptaret pervecse per kete mazhorance, duke vleresuar ketu sjellen e opozites, menyren e te berit politike te saj menyren e angazhimeve te saj dhe programet, qe ajo ka mundur te shfaqe here pas here. Se dyti une besoj se me ato cfare jane realizuar ne mandatin e dyte te kesaj mazhorance sigurisht qe nuk eshte se nuk ka probleme, nuk eshte se nuk ka ceshtje, te cilat duhet te pershpejtohen, nuk eshte se nuk ka vend per permiresim te metejshem te situates ekonomike, politike sociale tej. Por matur nga shkalla e reformave, matur edhe nga ndryshimi i te gjithe indekset e te gjithe treguesve, une besoj se mazhoranca aktuale i ka dhene te gjitha shanset vetes, por dhe adresimit tek qytetaret per te mund te fituar nje mandat te trete. Ne jemi te ndergjegjshem qe niveli i pagave dhe pensioneve ne Shqiperi ne nje vend te hapur nje vend qe synon drejt tregjeve Europiane, drejt integrimit europian nuk eshte i barabarte dhe nuk eshte i nivelit te atyre vendeve qe ne aspirojme, dhe te mos harrojme se brenda nje mandati tetevjecar eshte dy deri ne 2.5 here me i madh. Nese flasim per nivelin e investimeve. Ata qe e kane shetitur Shqiperine para 2005 dhe ata qe levizin sot neper Shqiperi, kane rastin te shohin se ndryshimet ne infrastrukturen rrugore, portuale dhe aeroportuale te Shqiperise jane te jashtezakonshme, por te mos harrojme se ne kemi mbi 9 mije kilometra rruge te reja dytesore, rurale dhe autostrada me nje vlere qe e kapercejne mbi 2 miliard dollare investime. Ne sektorin e energjetikes, ka probleme, kemi rrjete te demtuara, por me pergjegjesi ne mund te themi se, qe nga 2007 e ketej ne nuk kemi ndeshur me me mungese te energjise elektrike. Sigurisht qe cmimet jane te veshtira per tu perballuar, por cmimi me i madh eshte mungesa. Ndryshime te rendesishme ka ne sektore te tjere. Ka kapercime sasiore ne arsim te pakrahasueshme, natyrisht ka nevoje per te hapa te rendesishme ne ndryshimet cilesore ne arsim , por te mos harrojme se ne cdo vit ne bankat e universiteteve shteterore dhe private ne Shqiperi jane 150 mije te rinj, te cilet ne vend qe te jene ne rruge, jane duke u shkolluar. E dyta pavaresisht debateve te arsyeshme per cilesine ne arsim, te mos harrojme se 150 mije student, qe vijne nga zonat urbane dhe zonat rurale, sjellin cdo vit nje fluks qytetaresh me te civilizuar, me te arsimuar, me social, me qytetar, po te kemi parasysh perberjen e sotme sociale qe ka Shqiperi. Ka ndryshime ne shendetesi. Natyrisht reformat ne shendetesi jane te veshtira, pro une mund te them se sot jane te pakte shqiptaret qe marrin rrugen dhe ata qe kane para per te ikur jashte, sepse nje seri sherbimesh shendetesore private dhe publike kryhen ketu. Ka perparime te jashtezakonshme ne turizem dhe bujqesi, natyrisht ka vend per te bere gjithnje e me shume. Te gjitha keto permblidhen ne faktin se Shqiperia nuk eshte ne recension, Shqiperia vazhdon te jete nje nga vendet e pakta qe ka rritje ekonomike, qe Shqiperia vazhdon te kete nen kontroll dificitin buxhetor, qe Shqiperia ka nen kontroll infalacionin, qe jane treguesit ose shtyllat kryesore te asaj qe vleresohet ecuria e reformave ne vend. Per te gjitha keto une mendoj se mazhoranca e ka te gjithe te drejten te adresohet tek qytetaret per nje mandat te trete.

-Po diskutohet mjaft ditet e fundit per problemet qe kane shkaktuar azilkerkuesit nga Ballkani perendimor ne BE. Shtimi i kerkesave ka sjelle reagimin e zyrtareve te Brukselit te cilen kane paralajmeruar masa drastike deri ne rishikimin e liberalizmit. Cfare duhet te beje Shqiperia per te mos u penalizuar?

Une besoj se Shqiperia nuk eshte duke u renditur ne vendet me probleme te mprehta te kesaj natyre. Natyrisht eshte nje ceshtje per te cilen apeli ndaj qytetareve, konsultimi me ta, konsultimet ndaj qytetareve per rikthimin dhe mbeshtetjes se tyre kur vijne nga emigracioni qe te gjejne dhe ketu mundesira dhe hapesira per ti vene parate e tyre ne funksionim. Ashtu sic edhe vete Europa duhet te jete me e kujdesshme. Azili nuk eshte nje gje e ndaluar eshte nje gje e lejuar ligjerisht, kush kerkon azil ne menyre te pa merituar natyrisht qe do te ndeshkohet dhe panalizohet. Neve na duhet ti ftojme qytetaret tane, por shqiptaret nuk kane nevoje te kerkojne azil politik, Shqiperia nuk ben pjese tek vendet qe kane recension, ku ka dhune, diktatura, sic tha dhe Hillari Klinton, ne jemi nje vend me demokraci ne funksionim keshtu qe qytetaret e Shqiperise, nuk kane nevoje te kerkojne azil politik. Ata qe e kerkojne une besoj se i bejne nje dem te madh vetes, sigurisht qe ndeshkojne edhe te tjeret. Gjithnje e me shume, kujdes duhet te behet ashtu si edhe Europa duhet ta trajtoje azilin ashtu sic e ka trajtuar te gjitha ceshtjet e tjera, qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›