E Diel, 1 Nëntor 2026

Termoizolimi, KESH-i nis fushatën sensibilizuese për qytetarët



Në kuadër të sensibilizimit për vlerat e përdorimit të praktikave termoizoluese për banesat, me qëllim kursimin e energjisë elektrike, KESH-i ka parashikuar nisjen e një fushate informuese. Korporata do të vendosë në faqen e përparme të faturës së energjisë të gjitha informacionet e nevojshëm për publikun mbi këtë projekt. KESH-i do të kërkojë nga organet e pushtetit lokal dhe gjithë institucionet përkatëse, që të përfshijnë termoizolimin në ndërtesat publike, të cilat i nënshtrohen rikonstruksionit të pjesshëm apo të plotë. Termoizolimi është një nga praktikat e përdorura gjerësisht në botë si një praktikë që ul konsumin familjar të energjisë dhe sëmundshmërinë foshnjore, rrit cilësinë e jetës, duke kursyer buxhetin ekonomik familjar. Përdorimi i termoizolimit rrit 15 për qind më shumë eficencën në konsumin e energjisë. Një ndërtesë e termoizoluar, konsumon rreth 35 për qind energji më pak. Dhe një praktikë e tillë konsiderohet në vendet e zhvilluara si një nga metodat më efikase të ruajtjes së energjisë pa shkaktuar impakt në mjedis.

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›