E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia e parë tregtare, ajo për “Rrëshen-Kalimash”



Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 230 milionë eurosh, për financimin e projektit të rrugës ‘Rrëshen-Kalimash’, është miratuar në Kuvend me 59 vota pro, ndërsa kundër u shprehën deputetët e opozitës, të cilët e quajtën huan si dështim të radhës së qeverisë. Lidhur me marrëveshjen e huas për financimin e segmentit rrugor “Rrëshen-Kalimash”, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha dje në Kuvend se, “kredia për financimin e segmentit rrugor merret nga Shqipëria në tregun e lirë përmes një procedure konkurruese”. Ai shtoi se, “shpallja e ofertës fituese është bërë që në qershor të vitit të kaluar, por duke qenë se buxheti i vitit 2007 kishte fonde të mjaftueshme për financimin e vlerës së punimeve, sipas kontratës përkatëse, marrëveshja e huas me Alpha Bank dhe NBG u përfundua në fillim të muajit prill të këtij viti”. Ministri Bode shpjegoi se projekti parashikon ndërtimin e segmentit rrugor “Rrëshen-Kalimash”, 60 km të gjatë, me katër korsi dhe me tunel bidireksional. Për procesin e ndërtimit është kontraktuar firma "Bechtel & Enka".

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›