BSH dhe INSTAT, marrëveshje të përbashkët për statistikat
Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Instituti i Statistikave Shqiptare, do të nënshkruajnë së afërmi një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e të dhënave statistikore në vendin tonë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një diskutimi dje, në Kuvend mbi raportin vjetor të Bankës për vitin 2007, në përgjigje të deputetëve të opozitës mbi saktësinë e statistikave, u shpreh se "Banka e Shqipërisë, po sheh me interes të veçantë punën që duhet bërë në drejtim të përmirësimit të sistemit statistikor në vend".
Për këtë qëllim, -u shpreh Fullani, - synojmë të adaptojmë praktikat më të mira ndërkombëtare, në drejtim të përmirësimit të këtij sistemi në vendin tonë.
25 Prill 2008