E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi mund të merret në muajin dhjetor

01-08-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i  BE në Tiranë, z. Ettore Sekui

Përfaqësuesi i BE në vendin tonë, ambasadori Ettore Sekui garanton se për Shqipërinë, statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian mund të merret në muajin dhjetor. Deklarata u bë në një prononcimi për mediat, ku përsërit se qeveria dhe opozita duhet të realizojnë reformat e integrimit sepse ndërkombëtarët presin më shumë në luftën kundër integrimit. Sequi dha vlerësim dhe për zgjedhjet parlamentare të realizuara më 23 Qershor.  I pyetur hapash duhet të ndërmarrë klasa politike për të bërë të mundur marrjen e statusit kandidat brenda vitit, ambasadori Sekui përgjigjet se, “statusit kandidat, mund të merret në muajin dhjetor. Kjo është përsëritur nga Bashkimin Europian nga presidenca Lituaneze, nga mua dhe nga vetë komisioneri për zgjerimin Stefan Fule. Pra ka dëshirë të mirë dhe mundësi për të arritur këtë rezultat. Por ajo që është e rëndësishme për klasën politike, për Qeverinë dhe Opozitën , është që të punojnë bashkarisht për të mbajtur prioritare axhendën europiane, për të miratuar reformat e nevojshme. 3 ligjet e famshme u miratuan, procesi elektoral me shumë gjasa do mbyllet se shpejti. Por dëshirojmë të shikojmë më shumë rezultate për luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Shqipëria ka potencial dhe mundësitë janë aty, por duhet të jeni të fokusuar”.Ndërsa në lidhje   me vlerësim e BE për zgjedhjet parlamentare, Ambasadori i BE në Tiranë Ettore Sekui, vë në dukje se, gjykimi për zgjedhjet do bazohet në raportin e OSBE/ ODIHRIT, “ne ndajmë pikëpamjet e raportit paraprak , se ishin zgjedhje kompetitive dhe u regjistrua pjesëmarrje e lartë . Procesi ishte paqësor me përjashtim të disa problemeve në disa zona . Pra raporti i parë ishte pozitiv, por zgjedhjet nuk kanë mbaruar , duhet të kompletohen me certifikimin, nga pikëpamja jonë është ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe në kohë. Sepse shqiptarët që morën pjesë në zgjedhje , duhet te bindin komunitetin ndërkombëtar që vendi ka bërë hapa para për integrimin e vendit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›